Konkurs pune – Kontabiliste
Kompania kërkon të angazhojë një Kontabiliste që dallon për përgjegjësi, organizim dhe shkathtësi të mira analitike, për t’iu bashkuar ekipit.
Përgjegjësitë kryesore:
- Mirëmbajtja e të dhënave kontabël në përputhje me standardet në fuqi.
- Regjistrimi dhe trajtimi i faturave hyrëse dhe dalëse.
- Hartimi i raporteve financiare dhe periodike.
- Administrimi i arkës, llogarive bankare dhe pajtimeve financiare.
- Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për deklarimet tatimore.
- Bashkëpunimi me auditorë dhe me institucionet përkatëse.
- Kryerja e detyrave të tjera që ndërlidhen me fushën e kontabilitetit dhe financave.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë në Kontabilitet, Financë ose Ekonomi.
- Përvojë pune në kontabilitet, e preferueshme.
- Njohuri të mira në programe kontabël dhe në paketën Microsoft Office, me theks të veçantë te Excel.
- Njohje e legjislacionit fiskal dhe financiar.
- Aftësi të mira organizative, komunikuese dhe për bashkëpunim në ekip.
- Integritet, saktësi dhe ndjenjë e lartë përgjegjësie në punë.
Ne ofrojmë:
- Mjedis pune profesional dhe bashkëpunues.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
- Pagë konkurruese.