Përshkrimi
Nova Motor Solutions synon të angazhojë një EKONOMISTE / FINANCIERE.
Detyrat
- Menaxhimi dhe organizimi i dokumenteve financiare.
- Evidentimi dhe verifikimi i faturave për blerje dhe shitje.
- Monitorimi i arkëtimeve, pagesave dhe obligimeve ndaj klientëve dhe furnitorëve.
- Hartimi i raporteve periodike financiare.
- Barazimi i llogarive bankare dhe i arkës.
- Përcjellja dhe realizimi i procedurave për zhdoganimin e mallrave dhe mjeteve, duke përfshirë përgatitjen dhe menaxhimin e dokumentacionit përkatës.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi.
- Njohuri të mira të Excel dhe programeve financiare.
- Njohje e procedurave të kontabilitetit, fiskale dhe të zhdoganimit.
- Precizitet, ndjenjë përgjegjësie dhe shkathtësi organizative.
- Përvoja në role të përafërta konsiderohet përparësi.