Nova Light, kompani që merret me tregtimin me shumicë dhe pakicë të produkteve të ndriçimit, ka hapur konkurs për pozitën:
Përgjegjësitë kryesore:
- Bën shkarkimin e mallrave nga mjetet transportuese sa herë që arrijnë furnizime të reja.
- Sistemon produktet në hapësirën e magazinës para dhe pas zbrazjes së kamionëve.
- Siguron që mallrat të vendosen në lokacionet e përcaktuara, duke marrë parasysh veçoritë e tyre dhe kushtet përkatëse të ruajtjes.
- U jep mbështetje shoferëve gjatë ngarkimit të mallrave kur dërgesat realizohen me automjetet e kompanisë.
- Vendos deklaracionet e produkteve dhe udhëzimet për përdorimin e tyre.
- Mban ambientin e punës të pastër dhe të sigurt.
- Kryen edhe detyra të tjera të ngjashme sipas nevojës.
- Përparësi do të kenë kandidatët që posedojnë njohuri në fushën e ndriçimit.
Orari i punës:
- E hënë - E premte: 8:30 - 17:30
- E shtunë: 08:30 - 16:00
Paga NETO:
500 EURO me kontratë të rregullt pune.