Përshkrimi i punës
Magazinieri kujdeset për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e mallrave ose materialeve të magazinës (Inventare), duke mbajtur përgjegjësi për sasitë dhe cilësitë e tyre fiziko-teknike. Organizon dhe bashkërendon veprimtaritë që lidhen me pranimin, lëvizjet sasiore dhe daljen e mallrave nga magazina, në përputhje me dokumentacionin përkatës. Përdor në mënyrë sa më efikase hapësirat dhe krijon ose përmirëson kushtet e magazinimit për të mbajtur sasi optimale dhe për të ruajtur cilësinë e mallrave e materialeve.
Përgjegjësitë kryesore
- Mban përgjegjësi materiale për përputhjen e sasive fizike të mallrave ose materialeve në magazinë me dokumentacionin mbështetës ligjor të hyrje-daljeve.
- Drejton mbikëqyrjen e veprimtarisë së përditshme dhe cakton detyrat për punonjësit e magazinës.
- Informohet mbi planifikimin e lëvizjes së mallrave ose materialeve dhe bashkërendon pranimin, dorëzimin dhe hyrje-daljet sipas orareve të përcaktuara.
- Verifikon që çdo lëvizje malli të shoqërohet me dokumentacionin përkatës, si fatura blerjeje/shitjeje, fatura shoqërimi dhe urdhër-transferta, si dhe nënshkruan pranimin e dorëzimin.
- Njofton pa vonesë mbikëqyrësit përkatës kur mallrat ose materialet nuk përputhen me dokumentet mbështetëse, përfshirë porosinë, faturën, urdhër-transfertën etj.
- Harton procesverbale për diferencat e konstatuara gjatë pranimit dhe dorëzimit ose kthen në origjinë mallrat e materialet që nuk përmbushin porositë apo kontratat.
- Hedh në sistemin kompjuterik, në kohë reale, transaksionet e lëvizjeve të magazinës, duke respektuar të drejtat e përdorimit dhe udhëzimet e mbikëqyrësve.
- Përpilon dokumentacionin e veprimeve të magazinës, përfshirë fletë-hyrjet, fletë-daljet, transferimet dhe procesverbalet, si dhe arkivon në magazinë një kopje të tij.
- I përcjell elektronikisht departamentit të Financës dokumentacionin e lëvizjeve ditore sipas udhëzimeve, në çdo rast jo më vonë se përfundimi i secilës ditë pune.
- Siguron ruajtjen e mallrave dhe materialeve brenda magazinës, duke i vendosur në hapësirat e caktuara dhe duke respektuar kushtet e temperaturës, lagështisë e paketimit, kur kërkohet, për të pakësuar humbjet nga dëmtimi ose prishja.
- Ndjek nivelet kritike minimale dhe maksimale sipas udhëzimeve dhe njofton paraprakisht menaxherët përkatës kur sasitë e mallrave ose materialeve nuk janë optimale.
- Kryen inventarizime të paplanifikuara të mallrave ose materialeve për të verifikuar përputhjen e sasive me dokumentacionin e hyrje-daljeve.
- Angazhohet në inventarizimet e kërkuara nga Zyra Qendore ose departamenti i Financës dhe merr përgjegjësi zyrtare përmes nënshkrimit të procesverbaleve përkatëse.
- Harton raporte dhe u jep përgjigje të shpejta Departamentit të Financës ose Mbikëqyrësve sa herë që i kërkohet.
Kualifikimet e kërkuara