Njoftim pune
Kujdestare
Kërkohet një vajzë e përkushtuar dhe e përgjegjshme për rolin e Kujdestare për një person të ri me dëmtim në të pamur.
Kriteret:
- Të jetë studente ose e diplomuar në Edukim Special, Infermieri, Punë Sociale apo në një drejtim të afërt.
- Të tregojë përgjegjësi, seriozitet dhe besueshmëri.
- Të ketë komunikim të mirë dhe aftësi për të ndërtuar raporte profesionale.
- Të jetë e duruar, empatike dhe e organizuar.
Përgjegjësitë:
- Të ofrojë ndihmë dhe mbështetje në aktivitetet e përditshme.
- Të shoqërojë personin në angazhime të ndryshme, sipas nevojës.
- Të bashkëpunojë në mënyrë profesionale me familjen dhe punëdhënësin.
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese.
- Mjedis pune profesional dhe korrekt.
- Mundësi për marrëdhënie pune afatgjatë për kandidaten e duhur.