Përshkrim
NOA Holding synon të zgjerojë ekipin e saj me një Specialist Ligjor, i cili do t’i sigurojë Shoqërisë dhe kompanive të Grupit asistencë juridike, duke ndihmuar në menaxhimin e çështjeve kontraktore, korporative, rregullatore dhe të përputhshmërisë.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore
- Harton dhe ndjek komunikimin ligjor e zyrtar me institucionet publike, autoritetet rregullatore, partnerët dhe palët e treta.
- Përgatit, kontrollon dhe përditëson kontrata, marrëveshje, autorizime, deklarata si edhe dokumente të tjera juridike.
- Jep asistencë ligjore për departamentet e Shoqërisë dhe kompanitë brenda Grupit.
- Mbikëqyr procedurat administrative dhe ligjore pranë institucioneve e autoriteteve kompetente.
- Kontribuon në çështjet e qeverisjes korporative, si dhe në hartimin e vendimeve, procesverbaleve, prokurave dhe dokumentacionit tjetër shoqëror.
- Vëzhgon ndryshimet legjislative dhe analizon efektin e tyre në veprimtarinë e kompanive të Grupit.
- Menaxhon dhe ruan dokumentacionin juridik dhe korporativ.
- Bashkërendon punën me studio ligjore, noterë, institucione dhe këshilltarë të jashtëm kur kërkohet.
- Ndihmon në evidentimin dhe administrimin e rreziqeve ligjore, si edhe në përmbushjen e kërkesave të përputhshmërisë.
- Kryen dhe/ose mbështet funksionin e Oficerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (DPO), duke ndjekur kërkesat ligjore të kësaj fushe.
Kualifikimet
Arsimi dhe përvoja
- Të ketë diplomë universitare në Drejtësi.
- Të zotërojë 3–5 vite përvojë profesionale në një funksion të ngjashëm, në kompani private, grup kompanish ose studio ligjore.
- Të ketë njohuri të mira të së drejtës tregtare, korporative, kontraktore dhe administrative.
- Përvoja në mbrojtjen e të dhënave personale dhe/ose në funksionin e DPO-së konsiderohet përparësi.
- Të demonstrojë aftësi shumë të mira për hartimin dhe analizën e dokumentacionit juridik.
- Të jetë në gjendje të interpretojë legjislacionin dhe ta zbatojë atë në raste konkrete të biznesit.
- Të ketë shkathtësi të mira organizative, aftësi për menaxhimin e afateve dhe vëmendje ndaj hollësive.
- Të tregojë integritet, përgjegjshmëri dhe aftësi për ruajtjen e konfidencialitetit.
- Të ketë aftësi shumë të mira për komunikim dhe bashkëpunim.
- Të njohë shumë mirë gjuhën shqipe dhe angleze, si në të shkruar ashtu edhe në të folur.
Çfarë ofrohet
- Mundësi angazhimi në një grup kompanish me veprimtari të shumëllojshme.
- Pjesëmarrje në çështje të ndryshme ligjore, korporative dhe rregullatore.
- Mjedis profesional me mundësi për avancim të mëtejshëm.
- Paketë punësimi konkurruese, e përcaktuar sipas përvojës dhe kualifikimeve.