Dizajn Grafik / Multimedia Designer
NES & CO po kërkon një Dizajner Grafik / Multimedia Designer me qasje kreative dhe motivim të lartë për t'iu bashkuar ekipit.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Hartimi i materialeve grafike për rrjete sociale, marketing dhe komunikim vizual.
- Përpunimi dhe montimi i materialeve multimediale, duke përfshirë video dhe përmbajtje vizuale.
- Bashkëpunimi me ekipin në zhvillimin e ideve dhe koncepteve krijuese.
- Kujdesi që çdo material të respektojë identitetin vizual të kompanisë.
Kualifikimet:
- Përvojë profesionale në dizajn grafik ose multimedia.
- Njohuri të mira në Adobe Photoshop, Illustrator dhe Premiere Pro/After Effects.
- Aftësi për krijimin dhe editimin e përmbajtjes për rrjete sociale.
- Kreativitet dhe përkushtim ndaj detajeve.
- Një portfolio me punë të mëhershme përbën avantazh.