Këshilltar/e i/e Shitjes për Ferizaj dhe Lipjan
Përgjegjësitë dhe detyrat:
- Përmbush objektivat mujore të shitjes përmes arritjes së synimeve ditore dhe javore të vendosura nga kompania.
- U shërben klientëve me profesionalizëm dhe komunikon me ta në mënyrë cilësore, në përputhje me standardet e kompanisë.
- Mban përgjegjësi për sistemimin, mirëmbajtjen dhe vendosjen e produkteve në sektorin përkatës.
Kualifikimet e nevojshme:
- Kërkohet diplomë e shkollës së mesme, ndërsa diploma universitare vlerësohet si përparësi.
- Kërkohet përvojë në shitjen me pakicë ose në role të ngjashme.
- Nevojiten aftësi të mira në komunikim.
- Kandidati/ja duhet të ketë energji, motivim dhe interes për teknologjinë dhe shitjen.
Çfarë ofron Neptun Kosova sh.p.k:
- Mundësi trajnimi në vazhdimësi.
- Pagesë sipas meritave, vlerësim të performancës dhe bonus kur arrihet objektivi mujor.
- Kushte të shkëlqyera pune brenda një dyqani modern.
- Perspektivë për zhvillim në karrierë pranë një kompanie me rritje dinamike.
Dokumentet e kërkuara