Neptun shpk mban një pozicion udhëheqës në tregun e shitjes me pakicë për elektronikë të konsumit dhe pajisje elektroshtëpiake, si pjesë e Grupit BALFIN. Që prej krijimit në 1993, kompania ka ndërtuar bashkëpunime afatgjata me marka të njohura ndërkombëtare të teknologjisë dhe u ofron klientëve më shumë se 7,500 produkte si rishitës i autorizuar. Krahas 30 pikave fizike të shitjes, Neptun ka qenë ndër kompanitë e para në tregtinë elektronike në Shqipëri. Veprimtaria e saj shtrihet edhe në Maqedoninë e Veriut prej vitit 1998 dhe në Kosovë prej vitit 2007.
BALFIN Grup renditet ndër grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I krijuar në vitin 1993, ky grup ushtron aktivitet në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij përfshin fusha të ndryshme, si bankat, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, administrimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin. Me rreth 5,500 profesionistë në përbërje, BALFIN vazhdon zgjerimin e tij të qëndrueshëm, i mbështetur në etikë të fortë biznesi, qëndrueshmëri financiare, risi dhe përkushtim afatgjatë ndaj ndikimit në komunitet përmes Fondacionit Mane.
Pozita e hapur është Këshillues Klienti në departmentin Retail, me vendndodhje në Neptun Vlorë.
Roli kryesor i një Këshilluesi Klienti është të sigurojë një eksperiencë të shkëlqyer shërbimi për klientët dhe të kujdeset për mirëmbajtjen e hapësirës që administron.
Neptun ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, ku përfshihet edhe një pagë e drejtë, e përcaktuar mbi bazën e meritës dhe vlerësimit të performancës.