NELT L.L.C. njofton hapjen e konkursit për pozitën Bashkëpunëtor/e në Financa dhe Kontabilitet.
Lokacioni: Fushë Kosovë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mbikëqyrja dhe përmirësimi i rrjedhave të punës në fushën e financës dhe kontabilitetit.
- Pranimi, verifikimi dhe evidentimi i faturave hyrëse në pajtim me kërkesat ligjore dhe procedurat e brendshme.
- Kontrolli i dokumenteve mbështetëse për faturat dhe shpenzimet, si edhe bashkërendimi me njësitë përkatëse.
- Evidentimi i shpenzimeve sipas njësive organizative dhe departamenteve.
- Komunikimi me furnitorët dhe palët e brendshme për trajtimin e faturave të kontestuara dhe zgjidhjen e çështjeve përkatëse.
- Hapja dhe mirëmbajtja e të dhënave të furnitorëve në përputhje me procedurat e kompanisë.
- Arkivimi dhe administrimi i dokumentacionit financiar sipas standardeve të përcaktuara.
- Kontrolli i dokumentacionit për hyrjen e mallrave dhe krahasimi i të dhënave ndërmjet sistemit dhe dokumentacionit fizik.
- Mbikëqyrja e TVSH-së për faturat hyrëse dhe verifikimi i saktësisë së regjistrimeve.
- Kontrolli i stokut në magazinë dhe harmonizimi i tij me evidencat në sistem.
- Përcjellja e dokumentacionit të importit, eksportit dhe kostove të transportit.
- Përgatitja e dokumenteve dhe ofrimi i mbështetjes gjatë inspektimeve, auditimeve dhe kontrolleve të ndryshme.
- Hartimi i raporteve financiare mujore dhe vjetore sipas kërkesave të kompanisë.
- Përgatitja e raporteve dhe aplikimeve për institucionet shtetërore, përfshirë TVSH, raporte statistikore etj.
- Kontrolli dhe barazimi i arkës si dhe i llogarive të klientëve.
- Përpilimi i raporteve që lidhen me shitjet, shpenzimet dhe aktivitetet operative.
- Bashkëpunimi me departamentet e tjera për të garantuar saktësinë e të dhënave financiare.
Kualifikimet e kërkuara:
- Të ketë të përfunduar Fakultetin Ekonomik.
- Niveli i kualifikimit: VI.
- Së paku 2 vite përvojë pune në financa dhe kontabilitet.
- Njohuri të mira për proceset financiare dhe kontabilitetin.
- Njohuri të avancuara në paketën Microsoft Office (Word, PowerPoint, Excel).
- Aftësi të zhvilluara analitike dhe raportuese.
- Kuptim të mirë të proceseve biznesore.
- Njohje të avancuar të gjuhës angleze.
Aftësitë personale:
- Ndjenjë e lartë përgjegjësie personale dhe profesionalizëm në punë.
- Aftësi të mira analitike dhe kujdes i shtuar ndaj detajeve.
- Qasje proaktive dhe organizim i mirë i detyrave të punës.