Përshkrimi
Ndreu Hair Solutions po kërkon të shtojë në ekip një Agjent Shitjesh.
Detyrat
- Gjen klientë të mundshëm dhe vendos kontakt me ta.
- Paraqet dhe promovon produktet ose shërbimet që ofron kompania.
- Menaxhon gjithë ciklin e shitjes, që nga komunikimi i parë deri te mbyllja e marrëveshjes.
- Ruajnë dhe forcon raportet me klientët aktualë.
- Harton oferta dhe diskuton kushtet e bashkëpunimit.
- Realizon synimet mujore të shitjes dhe raporton për punën e zhvilluar.
Kualifikimet
- Përvoja në fushën e shitjeve vlerësohet si përparësi.
- Kërkohen aftësi të mira në komunikim dhe negociim.
- Duhet orientim i qartë ndaj rezultateve dhe aftësi për të punuar me objektiva.
- Patentë drejtimi konsiderohet avantazh.