Përshkrimi
Natyral & ATC ka hapur vendin e punës për Menaxher/e shitjesh Door to Door.
Detyrat kryesore
- Administrimi i disa zonave të përcaktuara të tregut ku operon kompania.
- Prezantimi dhe shitja e produkteve të kompanisë, që përfshijnë çajra, erëza, bimë mjekësore dhe derivatet e tyre.
- Realizimi i vizitave të rregullta te klientët aktualë dhe zgjerimi i bazës së të dhënave me klientë të rinj.
- Sigurimi që standardet e kompanisë të respektohen dhe të zbatohen gjatë të gjithë procesit të punës.
Kualifikimet e kërkuara
- Mosha e kandidatit/es duhet të jetë 20 - 60 vjeç.
- Kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm; arsimi i lartë vlerësohet si përparësi.
- Është e nevojshme patenta e klasit B.
- Kërkohen aftësi shumë të mira komunikimi, shkathtësi dhe aftësi për punë në grup.
- Marrëdhëniet me klientët dhe kolegët duhet të karakterizohen nga etika dhe bashkëpunimi.
- Njohja e gjuhëve të huaja vlerësohet si përparësi.
Dokumentet e kërkuara
Kushtet e ofruara:
- Pagë bazë dhe bonus të kënaqshëm.