Përshkrimi
Nalu Bar Restorant po kërkon një kandidate të përshtatshme për rolin e Kuzhinier.
- Ofrohet pagë shumë e kënaqshme.
Detyrat kryesore
- Gatuan ushqime të ndryshme, duke zbatuar standardet për trajtimin e sigurt të ushqimit dhe kërkesat higjieno-sanitare.
- Përgatit produkte dhe artikuj të ndryshëm ushqimorë sipas kërkesave.
- Verifikon cilësinë e produkteve.
- Kujdeset që hapësira dhe pajisjet e punës të jenë të pastra.
- Siguron përgatitjen e mjeteve të nevojshme për punën në kuzhinë.
- Bën përgatitjet paraprake për gatimet e planifikuara.
- Bashkëpunon me kolegët dhe mbikëqyrësit, etj.
Kualifikimet
- Kërkohet përvojë minimale prej 3 vjetësh në kuzhinën italiane.
- Duhet të ketë njohuri për produkte të ndryshme ushqimore.
- Të njohë dhe të zbatojë receta të ndryshme gatimi.
Adresa: Tefta Tashko Koço, pas gjimnazit Ismail Qemali