Përshkrimi
MTS Globe Albania po kërkon të angazhojë një Financier/e serioz/e dhe të përgatitur, për ta përfshirë në ekipin e saj.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Hartimi dhe dorëzimi i deklarimeve financiare pranë institucioneve shtetërore.
- Administrimi dhe përditësimi i dokumentacionit financiar dhe kontabël.
- Llogaritja e marzhit për agjencitë e udhëtimit.
- Mbikëqyrja e transaksioneve dhe përgatitja e raporteve financiare në mënyrë periodike.
- Koordinimi me departamentet e tjera për çështjet që lidhen me financat.
Kualifikimet
- Të zotërojë njohuri shumë të mira mbi legjislacionin financiar shqiptar.
- Të ketë përvojë në përgatitjen e deklarimeve tatimore dhe fiskale.
- Të jetë i/e aftë të përllogarisë marzhet, veçanërisht në fushën e agjencive të udhëtimit.
- Të ketë njohuri të mira në përdorimin e programeve financiare dhe kontabël.
- Njohja e programeve financiare si Navision konsiderohet përparësi.
- Të ketë njohuri të një gjuhe të huaj, konkretisht anglisht.
- Të shfaqë aftësi shumë të mira organizative dhe analitike.
- Të punojë me saktësi dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie.
- Përvoja në sektorin e turizmit vlerësohet si avantazh.
Ofrohet
- Një mjedis pune profesional dhe me frymë bashkëpunimi.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnim.
Vendi i punës është në Tirana.