Konkurs
Institucioni: Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
Kategoria funksionale: Nëpunës/e teknik/e dhe mbështetës/e 3
Klasa e pozitës: I23
Koeficienti: 4.76
Numri i kërkuar: 1
Kohëzgjatja e angazhimit: 11 (njëmbëdhjetë) muaj
Data e njoftimit: 07.09.2026
Mbikëqyrja: Udhëheqësi i Divizionit të Shërbimeve Logjistike dhe TI-së
Lokacioni: Prishtinë
Qëllimi i angazhimit
Angazhimi synon të mbulojë mungesën e përkohshme të stafit teknik dhe mbështetës në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Detyrat kryesore
- Kujdeset vazhdimisht për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e hapësirave të brendshme e të jashtme të objektit të BKK “Pjetër Bogdani”.
- Pastron zyrat, korridoret, shkallët, hapësirat e përbashkëta dhe ambientet sanitare.
- Mbikëqyr rregullisht materialet higjienike dhe i plotëson ato në hapësirat e institucionit.
- Lajmëron përgjegjësin kur mungojnë materialet higjienike ose kur nevojiten furnizime të reja.
- Raporton dëmtimet, defektet, rrjedhjet e ujit apo çfarëdo problemi tjetër të evidentuar gjatë punës.
- Kryen edhe punë të tjera të ngjashme për ruajtjen e higjienës, sipas kërkesës së përgjegjësit.
Kriteret e përgjithshme për pranim në detyrë të zyrtares/it publik
Për pranimin si zyrtar publik në çdo kategori apo nivel, kandidatja ose kandidati duhet:
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës.
- Të ketë zotësi të plotë veprimi sipas legjislacionit në fuqi.
- Të njohë së paku një nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët.
- Të jetë i/e aftë për kryerjen e detyrës përkatëse.
- Të mos jetë dënuar për vepër penale të kryer me dashje.
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi për shkelje të rëndë në institucion publik.
- Të posedojë arsimin, përvojën profesionale dhe/ose aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën ose grupin përkatës.
- T’i përfundojë me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara me ligj.
Kërkesat formale
- Arsimi i kërkuar: Diplomë e shkollës fillore ose e mesme.
- Kërkesa specifike: Certifikata dhe licenca, kur kërkohen nga legjislacioni në fuqi.
- Përvoja e punës: Nuk kërkohet.
Dokumentet e kërkuara
- Kopje e letërnjoftimit, pasaportës ose certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
- Kopje e diplomës së kërkuar, të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Për diplomat e fituara jashtë vendit kërkohet vërtetimi i nostrifikimit ose dëshmi se diploma është në proces nostrifikimi; nostrifikimi duhet të dorëzohet para nënshkrimit të aktit të emërimit në pozitë.
- Kopje e dëshmisë së punësimit, përkatësisht vërtetim ose kontratë nga institucioni relevant, ku përcaktohen pozita dhe kohëzgjatja e angazhimit. Për punësim jashtë institucioneve publike, dëshmia duhet të mbështetet me pasqyrën e pagesave në fondin e kursimeve pensionale ose me pasqyrën e pagesave të obligimeve tatimore për të ardhurat personale.
- Dëshmi se nuk është në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik, për kandidatet/t që janë ose kanë qenë të punësuar në institucione publike.
- Dëshmi për trajnimet profesionale të ndjekura ose trajnimet e realizuara nga aplikuesi në cilësinë e trajnerit.
- Kopje të dokumenteve të tjera që vërtetojnë plotësimin e kushteve të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
Dëshmi për fazën e verifikimit para emërimit
- Certifikatë origjinale mbi dënimet penale nga gjykata, që konfirmon se kandidati nuk është dënuar për vepër penale me dashje dhe që nuk është më e vjetër se (6) muaj nga data e lëshimit.
- Dëshmi për aftësinë shëndetësore të kandidatit.
- Dëshmi përkatëse që kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
Procedura e konkursit: Konkursi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Kohëzgjatja e emërimit: Emërimi bëhet për afat të caktuar.