Mësimdhënëse e Mësimit Plotësues
Mindbulb Education po rekruton për pozitën vijuese:
- Mësimdhënëse e mësimit plotësues për nxënës të shkollës fillore dhe të mesme të ulët.
Detyrat kryesore:
- T’u ndihmojë fëmijëve të kryejnë detyrat e shtëpisë dhe të zhvillojnë aftësi të ndryshme, duke ofruar shpjegime të thjeshta e të planifikuara mirë dhe materiale të larmishme për ushtrim.
- Të hartojë e të përgatisë planet dhe materialet mësimore që nxisin mësim aktiv, në pajtim me metodologjitë e MindBulb Education.
- Të krijojë ushtrime për forcimin e leximit, komentimit, drejtshkrimit dhe bukurshkrimit te nxënësit.
- Të sigurojë disiplinën sipas rregullave dhe sistemit disiplinor të shkollës.
- Të përpilojë raporte mujore për ecurinë e nxënësve.
- Të caktojë dhe të vlerësojë aktivitetet në klasë, detyrat dhe testet.
- Të bashkëpunojë me mësimdhënës të tjerë, prindër dhe palë të interesuara, si edhe të marrë pjesë në takime të rregullta.
- Të angazhohet në takimet e stafit për ngritjen e suksesit të nxënësve/studentëve, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të MindBulb Education dhe çështje të ngjashme.
- Të marrë pjesë aktivisht në observime me kolegë dhe në trajnimet e organizuara nga MindBulb Education.
Kërkesat e profilit:
- Diplomë universitare në një fushë që lidhet me pozitën.
- Minimumi dy (2) vite përvojë pune në edukim.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe matematikës.
- Aftësi të shkëlqyera për menaxhim.
- Qëndrim pozitiv, ambicie dhe pasion për punë.
- Të jetë kreativ/e.
- Shkathtësi shumë të mira në komunikim dhe bashkëveprim.
- Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.