Përshkrimi
Puno në një mjedis dinamik dhe plot gjallëri, ku do të ndihmosh në krijimin e përvojave të veçanta për mysafirët. Kjo pozitë të vendos në qendër të aktiviteteve të përditshme, duke ofruar shërbim cilësor në restorant, bar dhe hapësirat e plazhit, si edhe duke kontribuar në një ambient të këndshëm dhe argëtues.
Detyrat
- Të presësh mysafirët dhe të marrësh porositë për ushqime dhe pije.
- Të ofrosh ushqimet dhe pijet me sjellje profesionale dhe standard të lartë etik.
- Të kontribuosh në përgatitjen dhe zbukurimin e aktiviteteve të mbrëmjes, të plazhit dhe të klubeve.
- Të kujdesesh që hapësira e plazhit të jetë e rregullt dhe e pastër çdo mëngjes për mysafirët.
- Të ndihmosh ekipin e klubit dhe të restorantit gjatë eventeve dhe në momentet me fluks të lartë pune.
- Të marrësh pjesë në pastrimin dhe sistemimin e tavolinave dhe zonave të shërbimit pas përdorimit.
- Të mbash të plotësuara dhe të organizuara furnizimet dhe materialet në secilën zonë shërbimi.
- Të garantosh që shërbimi për mysafirët të jetë i shpejtë, i sjellshëm dhe i kënaqshëm.
- Të zbatosh rregullat e shëndetit dhe sigurisë, si edhe politikat e hotelit.
- Të angazhohesh në nismat e qëndrueshmërisë dhe në mirëmbajtjen e pastërtisë në zonat e resortit.
Kualifikimet
- Diplomë e shkollës së mesme ose kualifikim i barasvlershëm.
- Njohuri të mira të gjuhës Anglze.
- Përvoja e mëparshme në role të ngjashme në fushën e mikpritjes përbën përparësi, por nuk është kusht i domosdoshëm.
- Aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe në komunikimin verbal.
- Gatishmëri për të punuar në një ambient me ritëm të shpejtë, duke menaxhuar mirë kohën dhe përgjegjësitë.
- Aftësi për të ofruar shërbim cilësor ndaj klientit dhe për të krijuar përvoja të paharrueshme.
- Natyrë energjike dhe e afrueshme, me dëshirë për të sjellë momente argëtuese për mysafirët.