Migros Group SH.P.K. paraqet një kompani të njohur në distribuimin e brendeve ndërkombëtare më të afirmuara. Partneritetet afatgjata me kompanitë që përfaqëson reflektojnë angazhimin dhe rezultatet e saj në tregun e Kosovës dhe më gjerë. Si rezultat i rritjes së vazhdueshme, kompania po zgjeron edhe ekipin për pozitën:
Udhëheqës/e i/e Burimeve Njerëzore
Detyrat kryesore
- Zhvillon dhe vë në praktikë proceset e menaxhimit të burimeve njerëzore në harmoni me politikat e kompanisë.
- Udhëheq proceset e rekrutimit, selektimit dhe integrimit të punonjësve të rinj.
- Ndërton, përditëson dhe administron bazën e të dhënave të punonjësve si dhe dokumentacionin përkatës.
- Parashikon nevojat për staf dhe ndihmon në optimizimin e fuqisë punëtore.
- Punon ngushtë me udhëheqësit e departamenteve për çështje që lidhen me menaxhimin dhe zhvillimin e stafit.
- Drejton procesin e vlerësimit të performancës, organizon dhe koordinon trajnimet, si dhe mbështet avancimin profesional të punonjësve.
- Harton raporte periodike dhe vjetore nga fusha e Burimeve Njerëzore.
- Ndihmon në ndërtimin dhe ruajtjen e një kulture pune pozitive, motivuese dhe orientuar drejt zhvillimit.
Kualifikimet dhe kërkesat
- Diplomë universitare në Menaxhim të Burimeve Njerëzore, Administrim Biznesi, Psikologji ose në një fushë të përafërt.
- Të paktën një (1) vit përvojë pune në një rol të ngjashëm.
- Njohuri të avancuara të paketës Microsoft Office (Word, Excel, Outlook) dhe gatishmëri për të mësuar sistemet që përdor kompania.
- Njohuri të gjuhës angleze, ndërsa njohja e gjuhëve të tjera konsiderohet përparësi.
- Shkathtësi shumë të mira në komunikim, organizim dhe koordinim.
- Aftësi për të punuar si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në ekip.
- Integritet, diskrecion dhe ndjenjë përgjegjësie në trajtimin e informatave konfidenciale.
Dokumentet e kërkuara
- CV
- Dokumentet përcjellëse
Migros Group SH.P.K.
Zona Industriale 4
12000 Prishtinë, Kosovë