Përshkrimi i punës
Metrazhe Italiane po kërkon të punësojë një Content Creator & Social Media Assistant.
Përgjegjësitë kryesore:
- Fotografimi dhe xhirimi i materialeve që ndodhen në dyqan.
- Xhirimi i Reels dhe montimi i tyre përmes CapCut.
- Administrimi i llogarive në Instagram, TikTok dhe Facebook.
- Përgatitja dhe publikimi i postimeve dhe Stories.
- Planifikimi dhe sistemimi i përmbajtjes për rrjetet sociale.
- Mbështetja në organizimin e dyqanit sipas nevojës.
Kërkesat për kandidatin:
- Aftësi praktike në përdorimin e CapCut dhe të rrjeteve sociale.
- Qasje krijuese dhe ndjeshmëri estetike.
- Aftësi të zhvilluara për komunikim dhe organizim.
- Qëndrim serioz dhe ndjenjë përgjegjësie.
- Përvoja e mëparshme vlerësohet si përparësi.
Puna kryhet me prani fizike në dyqan dhe nuk ofrohet mundësia e punës nga shtëpia.
- Angazhimi është 4 orë në ditë, me orar fleksibël që përshtatet me marrëveshje.
- Dita e diel është ditë pushimi.
- Pagesa në fillim është 30,000 lekë/muaj.
- Pas 1 viti pune, paga bëhet 40,000 lekë/muaj dhe mund të rritet më tej në varësi të performancës.
Vendndodhja: Në afërsi të kryqëzimit Vasil Shanto, Tiranë.
Dokumentet e kërkuara
- CV personale.
- Një prezantim i shkurtër i kandidatit.
- Shembuj fotografish ose videosh të realizuara, nëse disponohen.