Përshkrimi
MEST SHPK ka rreth 20 vite përvojë në tregun e makinerive, pajisjeve dhe veglave profesionale për industri, ndërtim, mekanikë dhe kujdes të automjeteve. Kompania vepron në Tiranë, duke u përqendruar te shitja direkte e produkteve, shpërndarja dhe shërbimi cilësor për klientët.
Si pjesë e zgjerimit të veprimtarisë, MEST SHPK synon të punësojë një Shitës/Shpërndarës. Roli përfshin shitjen e produkteve, përgatitjen e porosive dhe dërgimin e tyre te klientët vetëm në zonën e Tiranës.
Kompania siguron punësim të qëndrueshëm e afatgjatë, pagë konkurruese, mundësi mësimi dhe zhvillimi profesional, si edhe vlerësim e promovim sipas performancës.
Detyrat
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Të shërbejë klientët dhe të realizojë shitje në pikën e shitjes (dyqan) si edhe online.
- Të pranojë e të përgatisë porositë e klientëve, duke garantuar dërgimin e tyre në kohë.
- Të dërgojë produktet te klientët brenda territorit të Tiranës.
- Të organizojë dhe të kujdeset për produktet në raftet e ekspozimit, si dhe të ndihmojë me magazinimin e mallrave.
- Të komunikojë me klientët ekzistues dhe t'u japë informacion e këshillim për produktet dhe shërbimet e kompanisë.
- Të gjejë dhe të kontaktojë klientë të rinj potencialë për zgjerimin e bazës së klientëve dhe rritjen e shitjeve.
Kualifikimet
Kualifikimet dhe aftësitë
- Përvoja e mëparshme në shitje është një avantazh, por nuk kërkohet detyrimisht.
- Kërkohet arsim i mesëm teknik ose i përgjithshëm. Formimi në biznes, shitje, ndërtim, mekanikë apo fusha të ngjashme konsiderohet avantazh.
- Aftësi për punë të pavarur, por edhe për bashkëpunim në ekip.
- Aftësi të mira organizative, korrektësi dhe seriozitet në kryerjen e përgjegjësive.
- Patentë drejtimi, Kategoria B.
- Mashkull, me moshë të preferuar 27–55 vjeç.
Çfarë ofron MEST SHPK
- Pagë neto 80,000 lekë/muaj.
- Kontratë pune afatgjatë dhe e qëndrueshme.
- Veprimtaria dhe shpërndarja zhvillohen vetëm në zonën e Tiranës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.
MEST SHPK ju falënderon për interesimin dhe ju fton të bëheni pjesë e ekipit të saj!