Përshkrimi
Mensa në Institut po kërkon një Kuzhinier/e të përgjegjshëm/e dhe të angazhuar.
Detyrat kryesore
- Të gatuajë ushqimet e përditshme në përputhje me menunë e caktuar.
- Të organizojë kuzhinën dhe të sigurojë pastërtinë e saj.
- Të mbikëqyrë cilësinë dhe paraqitjen e ushqimeve.
- Të administrojë siç duhet produktet dhe lëndët e para.
- Të bashkëpunojë me anëtarët e tjerë të stafit për zhvillimin e rregullt të punës.
Kualifikimet
- Përvoja e mëhershme në rolin e Kuzhinier/e konsiderohet përparësi.
- Kërkohen aftësi të mira për organizim dhe ndjenjë përgjegjësie.
- Kandidati/ja duhet të jetë korrekt/e, i/e pastër dhe i/e rregullt gjatë punës.
- Të ketë aftësi për bashkëpunim në ekip.
- Të jetë i/e gatshëm/me për angazhim në turnin e paradites.
Ofrohet:
- Puna zhvillohet në turnin e paradites.
- Paga dhe dita e lirë përcaktohen me marrëveshje gjatë intervistës.
- Ofrohet një mjedis pune i qëndrueshëm dhe korrekt.
Vendndodhja e punës është përballë Universitetit Bujqësor, Institut.