Mektrin Motors Sh.p.k, koncesionari më i madh në Shqipëri prej 20 vitesh, është përfaqësues zyrtar i markave premium Jaguar & Land Rover, Volvo Cars, VolvoTrucks, Renault Trucks dhe Volvo Penta. Kompania kërkon një "Specialiste e Burimeve Njerezore".
Më poshtë paraqiten përgjegjësitë kryesore dhe kërkesat për kandidaten:
Detyrat
- Harton ose përditëson të dhënat e punësimit për rekrutimet e reja, transferimet, promovimet dhe largimet.
- U sqaron punonjësve të rinj dhe atyre aktualë politikat, procedurat, ligjet dhe standardet e Burimeve Njerzore.
- Përpilon listën e dokumenteve që duhen dorëzuar para nisjes së kontratës së punës.
- Siguron që informacioni ligjor për t'iu dërguar tatimeve t'i përcillet financës në kohë.
- Verifikon dorëzimin në kohë të dokumentacionit ligjor për punonjësit e rinj dhe të dokumenteve shtesë për stafin ekzistues. Informon aplikuesit për detyrat, përgjegjësitë, përfitimet, oraret, kushtet e punës dhe mundësitë e promovimit.
- Menaxhon çështjet e marrëdhënieve të punës, përfshirë ankesat e punës dhe ankesa të tjera, duke bashkëpunuar me drejtuesit dhe CEO për zgjidhjen e tyre në kohë.
- Përpunon të gjitha vlerësimet e personelit dhe KPi e tyre, si edhe siguron miratimet përkatëse.
- Planifikon fuqinë punëtore dhe proceset e punësimit.
- Përgatit rekrutimet e reja, nga pranimi i kërkesës dhe hartimi i Pershkrimit te Punes, te publikimi i njoftimit, organizimi i intervistave dhe punësimi i kandidatëve.
- Analizon detyrat e çdo pozicioni dhe propozon ndryshime në konsultim me drejtuesin e sektorit dhe departamentit.
- Vlerëson nivelin aktual të punonjësve dhe përgatit trajnimet e nevojshme sipas nevojave dhe programeve.
- Plotëson dokumentet ligjore të detyrueshme, kontrollet mjeksore dhe inspektimet e sigurisë; ruan të dhënat në regjistrin e aksidenteve dhe përmbush kërkesa të tjera të institucioneve Shteterore për personelin.
- Llogarit Pagat, ndalesat dhe Lejet, si edhe kontrollon zbatimin e procedurave në fuqi për prezencën në punë.
- Zhvillon anketa dhe sondazhe mbi tema e specifika të ndryshme për të marrë feedback nga punonjësit e kompanisë.
- Mban veten të përditësuar për ndryshimet ligjore, Kodin Civil, Kodin e Punes dhe Udhezimeve përkatëse për çështjet e punonjësve.
- Organizon trajnime për staff-in dhe merr pjesë në trajnimet që lidhen me pozicionin e HR Specialist.
Kualifikimet
- Të ketë kryer studime në fakultetin Ekonomik/Shkenca Sociale.
- Të ketë së paku 1-2 vite eksperiencë pune në të njëjtin rol.
- Të njohë shumë mirë programet e paketës Microsoft Office.
- Të disponojë aftësi të mira komunikimi dhe ndërpersonale.
- Të dallohet për ndershmëri, integritet, konfidencialitet dhe korrektësi.
- Të jetë në gjendje të punojë në grup.
- Të ketë vetëmotivim.
- Të jetë e prirur të zhvillohet dhe të zhvillojë postin e punës.
- Të ketë ide dhe aftësi për t'i kthyer ato në punë e rezultate.
- Të zotërojë gjuhën angleze.
Transporti nga Tirana ose Durresi ofrohet nga kompania.
Adresa: Autostrada Durres-Tirane, KM 6, Durres.