Përshkrimi
Mektrin Motors Sh.p.k është koncesionari më i madh në Shqipëri prej 20 vitesh dhe përfaqëson zyrtarisht markat premium Jaguar & Land Rover, Volvo Cars, VolvoTrucks, Renault Trucks dhe Volvo Penta. Kompania kërkon një "Volvo Personal Service Technician".
Detyrat kryesore
- Diagnostikon defektet dhe riparon automjetet duke ndjekur standardet e kompanisë.
- Harton raporte pune dhe dokumenton shërbimet e realizuara.
- Identifikon çështjet teknike, i zgjidh ato dhe sugjeron masa për rritjen e performancës së automjeteve.
- Bashkëpunon me ekipin për të garantuar punë efikase dhe respektimin e afateve të caktuara.
- Kujdeset që mjetet dhe pajisjet e punës të jenë të rregulluara dhe në gjendjen e duhur.
- Merr pjesë në trajnime periodike për t'u informuar mbi teknologjitë e reja.
- Sigurohet që çdo punim të përmbushë standardet e sigurisë dhe shëndetit.
- Diskuton me klientët nevojat e tyre dhe propozon zgjidhje të përshtatshme.
Kualifikimet
- Kërkohet përvojë prej së paku 3–5 vite si Mekanik në sektorin e automjeteve.
- Duhet njohje e avancuar e sistemeve mekanike dhe elektrike të automjeteve.
- Nevojiten aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipin dhe klientët.
- Kandidati/ja duhet të jetë i/e organizuar dhe i/e angazhuar në punë.
- Licenca përkatëse për ushtrimin e profesionit të Mekanik është avantazh.
Adresa: Autostrada Durres-Tirane, KM 6, Durres