MEGATEK IS HIRING | STORE AREA MANAGER
Megatek Sh.A., lider në sektorin e retail-it në Shqipëri, kërkon të bëhet pjesë e ekipit tonë një Store Area Manager, i cili do të jetë përgjegjës për menaxhimin, zhvillimin dhe performancën e zonave të caktuara të shitjes në hipermarket.
Qëllimi i Pozicionit
Store Area Manager siguron menaxhimin efektiv të zonave të shitjes, arritjen e objektivave të performancës, standarde të larta të shërbimit ndaj klientit dhe funksionimin sa më efikas të proceseve operacionale.
Përgjegjësitë Kryesore
- Menaxhon në mënyrë të përditshme zonat e caktuara të shitjes dhe ekipet në varësi.
- Harton plane pune dhe iniciativa për përmirësimin e performancës së departamenteve.
- Mbështet Drejtorin e Hipermarketit në menaxhimin e operacioneve dhe realizimin e objektivave.
- Monitoron dhe analizon treguesit e shitjeve dhe performancës, duke propozuar masa konkrete për përmirësim.
- Siguron standardet e merchandising-ut, duke përfshirë vendosjen, çmimet, etiketimin dhe prezantimin e produkteve.
- Siguron zbatimin e procedurave dhe standardeve të kompanisë nga ekipi.
- Menaxhon situatat operative dhe emergjente, duke raportuar në përputhje me procedurat.
- Mbështet integrimin dhe trajnimin e punonjësve të rinj.
- Kontribuon në zhvillimin dhe implementimin e promocioneve dhe produkteve të reja.
- Merr pjesë në procesin e vlerësimit të performancës së punonjësve.
- Siguron standarde të larta të shërbimit ndaj klientit.
- Bashkëpunon me Marketingun, Arkitektët dhe departamentet e tjera për zhvillimin e iniciativave dhe përmirësimin e proceseve.
Kualifikimet dhe Aftësitë
- Diplomë universitare, preferohet në Administrim Biznesi, Marketing ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 2–3 vite eksperiencë në menaxhim, preferohet në sektorin Retail.
- Aftësi të shkëlqyera drejtuese, organizative dhe menaxhuese.
- Orientim i fortë drejt rezultateve dhe klientit.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe menaxhimi të ekipit.
- Njohuri të mira të proceseve të shitjes dhe merchandising-ut.
- Aftësi analitike dhe vendimmarrëse.
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar situata sfiduese.
- Disponibilitet për të punuar me turne.
Çfarë ofron Megatek?
- Ambient profesional, dinamik dhe bashkëpunues.
- Mundësi reale zhvillimi dhe rritjeje profesionale.
- Trajnime të vazhdueshme dhe mundësi për zhvillim të mëtejshëm.
- Paketë konkurruese kompensimi dhe benefitesh.
- Mundësi për të qenë pjesë e një kompanie lider në sektorin Retail në Shqipëri.