Përshkrimi
Si hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, me veprimtari në shitjen me shumicë dhe pakicë, MEGATEK kërkon një kandidat të përshtatshëm për rolin Specialist/e Logjistike.
Synimi i Pozicionit:
Specialisti i Logjistikës ndjek dhe administron veprimtaritë e përditshme logjistike, në mënyrë që furnizimi, magazinimi dhe shpërndarja e mallrave të kryhen me saktësi, efikasitet dhe brenda afateve.
Detyrat
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të rolit
- Koordinon dhe ndjek ecurinë e porosive, furnizimit dhe shpërndarjes së mallrave.
- Mbikëqyr lëvizjet hyrëse dhe dalëse të magazinës, duke garantuar përditësimin korrekt të të dhënave.
- Harton dhe verifikon dokumentet logjistike, përfshirë faturat, fletë-shoqërimet dhe dokumente të tjera.
- Mban bashkëpunim të ngushtë me departamentet e blerjes, magazinës dhe shitjes.
- Evidenton problemet në zinxhirin e furnizimit dhe raporton për to.
- Monitoron rezultatet e transportit dhe respektimin e afateve të dorëzimit.
- Kujdeset për zbatimin e procedurave dhe standardeve të kompanisë.
Kualifikimet
Formimi dhe aftësitë e kërkuara:
- Kërkohet diplomë universitare në Logjistikë, Ekonomi, Menaxhim ose në fusha të përafërta.
- Preferohet të paktën 1 vit përvojë në role të ngjashme.
- Kërkohet zotërim shumë i mirë i paketës Microsoft Office, veçanërisht i Excel.
- Nevojiten aftësi të mira për analizë dhe organizim.
- Kërkohen aftësi shumë të mira për komunikim dhe bashkëpunim në grup.
- Njohja e anglishtes përbën përparësi.
Përfitimet që ofron Megatek
- Mjedis profesional pune me ritëm dinamik.
- Mundësi konkrete për zhvillim dhe përparim në karrierë.
- Trajnim i vazhdueshëm.
- Kompensim dhe përfitime me paketë konkurruese.
Dokumentet e kërkuara
- CV me informacion të detajuar