Përshkrimi
Media Intel ofron punësim për pozicionin Financiere me angazhim me kohë të plotë.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhon dhe verifikon faturat e blerjeve dhe të shitjeve, duke mbajtur të përditësuara të dhënat për klientët dhe furnitorët.
- Hedh në programin Financa 5 transaksionet financiare dhe kontabël.
- Kryen rakordime periodike të llogarive me bankat, klientët dhe furnitorët, si dhe menaxhon arkën.
- Harton listëpagesat dhe realizon pagesat përmes bankës, në përputhje me afatet dhe miratimet përkatëse.
- Harton raportime financiare periodike dhe ndjek ecurinë e fluksit të parasë.
- Monitoron arkëtimet prej klientëve dhe detyrimet ndaj furnitorëve, duke identifikuar faturat ende të papaguara dhe vonesat përkatëse.
- Sistemon, verifikon dhe arkivon dokumentet financiare e kontabël në bashkërendim me zyrën e kontabilitetit.
- Koordinon me zyrën e kontabilitetit për hartimin e dokumentacionit të nevojshëm dhe për përmbushjen në afat të deklarimeve e pagesave tatimore.
- Monitoron kushtet financiare të përcaktuara në kontrata dhe oferta, duke verifikuar përputhshmërinë e tyre me faturimet dhe pagesat përkatëse.
Kualifikimet e kërkuara:
- Kërkohet zotërim praktik i programit Financa 5, së bashku me aftësi të mira për të punuar në Microsoft Excel.
Dokumentet e kërkuara