NJOFTIM PUNËSIMI
Titulli i Pozicionit: Specialist /e blerjesh
I raporton: Menaxherit të Blerjeve dhe Drejtoreshës Operacionale
Lloji i Punës: Kohë e plotë
Vendi i Punës: Tiranë
Matrix Konstruksion është një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Shqipëri, e themeluar në vitin 1995, me fokus në zhvillimin urban, infrastrukturor dhe energjetik. Kompania ka një portofol të gjerë dhe është e specializuar në ndërtime civile dhe real estate, turizëm elitar, infrastrukturë dhe transport, si dhe energji të rinovueshme. Ky pozicion lidhet me zhvillimin dhe zbatimin e projekteve energjetike që kompania do të zhvillojë në kuadër të investimeve në energji të rinovueshme.
www.matrixkonstruksion.com
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Zhvillimi i marrëdhënieve me furnitorët, kontraktorët dhe nënkontraktorët, ekzistues si dhe identifikimi i partnerëve të rinj potencialë në tregun vendas dhe ndërkombëtar;
- Identifikimi, mbledhja dhe vlerësimi i ofertave nga furnitorët, kontraktorët dhe nënkontraktorët, duke analizuar çmimet, cilësinë, kushtet e furnizimit, besueshmërinë, standardet e sigurisë, disponueshmërinë, kapacitetet e prodhimit dhe shpërndarjes, si dhe përvojën dhe performancën e tyre të mëparshme;
- Analizimi, krahasimi dhe negocimi i ofertave dhe kushteve tregtare me furnitorët dhe nënkontraktorët, me qëllim sigurimin e kushteve më të favorshme në aspektin e kostos, cilësisë dhe afateve të furnizimit;
- Planifikimi, koordinimi dhe realizimi në kohë i blerjeve dhe porosive, duke garantuar përputhshmërinë me kërkesat dhe specifikimet teknike, cilësinë e kërkuar dhe optimizimin e kostove, si dhe dokumentimin dhe regjistrimin e saktë të të gjitha transaksioneve të blerjes;
- Ndjekja dhe monitorimi i porosive dhe dërgesave, në bashkëpunim me furnitorët dhe palët përkatëse, për të siguruar dorëzimin në kohë të materialeve dhe pajisjeve, në përputhje me sasitë, specifikimet dhe kushtet e dakordësuara;
- Monitorimi dhe analizimi i vazhdueshëm i tregut, tendencave të çmimeve, disponueshmërisë së materialeve dhe pajisjeve, si dhe alternativave të furnizimit dhe transportit, me qëllim identifikimin e mundësive për përmirësimin e efikasitetit dhe optimizimin e kostove të prokurimit;
- Krijimi, administrimi dhe përditësimi i një baze të strukturuar të dhënash për furnitorët, kontraktorët dhe nënkontraktorët, duke garantuar saktësinë, plotësinë dhe disponueshmërinë në kohë të informacionit të nevojshëm për proceset e prokurimit;
- Përdorimi efikas i mjeteve dhe teknologjive të Inteligjencës Artificiale për mbledhjen, përpunimin dhe analizimin e të dhënave që lidhen me proceset e prokurimit, krahasimin dhe vlerësimin e ofertave, analizimin e çmimeve dhe tendencave të tregut, si dhe përgatitjen e raporteve;
- Zbatimi me korrektësi i procedurave dhe politikave të brendshme të kompanisë, si dhe i udhëzimeve dhe detyrave të përcaktuara nga eprorët e drejtpërdrejtë.
Kërkesat/ cilësitë:
- Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor dhe /ose Master Shkencor / Profesional ose diplomë të fituar në universitete të huaja të njohura nga MASR në Ekonomi, Menaxhim Biznesi apo fusha të ngjashme;
- Të ketë të paktën 2 (dy) vite përvojë pune në fushën e blerjeve dhe prokurimeve, preferohet në sektorin e ndërtimit ose në industri të ngjashme;
- Të zotërojë aftësi shumë të mira analitike, planifikuese dhe organizative, si dhe aftësi për të menaxhuar njëkohësisht të disa projekteve njëkohësisht;
- Të zotërojë njohuri shumë të mira kompjuterike për programet përkatëse;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, dhe /ose gjuhë të huaja të tjera të Bashkimit Evropian;
- Fleksibilitet lidhur me detyrat dhe orarin e punës;
- Të ruajë konfidencialitetin e informacionit në punë;
- Etikë pune dhe integritet, në respektim të standardeve të Shoqërisë.
Orari i punës:
E Hënë – E Premte: 8:00 –16:30
Afati i aplikimit: 30 Tetor 2026