Përshkrimi
Master Clima është në fazë zgjerimi të stafit.
Kompania po kërkon një Teknik HVAC / Montues Kondicionerësh me eksperiencë.
Kjo mundësi i drejtohet një profesionisti që punon me standarde të larta dhe synon të bëhet pjesë e një kompanie në zhvillim.
Detyrat
Kërkohet një kandidat që:
- Të kryejë punën me përgjegjësi dhe saktësi profesionale.
- Të sigurojë cilësi të lartë në montim, duke i kushtuar vëmendje çdo detaji.
- Të mbajë komunikim profesional me klientët.
- Të ketë dëshirë për t'u zhvilluar dhe për t'u përfshirë në projekte gjithnjë e më të mëdha.
Kualifikimet
- Të ketë të paktën 3 vite përvojë në montimin e kondicionerëve Split, Multisplit, Kasetë, Kanalor dhe sistemeve komerciale.
- Të zotërojë njohuri të mira në testim, vënie në punë dhe diagnostikim.
- Të jetë i aftë të lexojë dhe të zbatojë projekte HVAC.
- Të ketë aftësi për përgatitjen e projekteve dhe preventivave për sisteme klimatizimi në vila, apartamente, restorante, hotele dhe ambiente biznesi.
- Të punojë në mënyrë të pavarur në organizimin dhe përmbushjen e detyrave.
- Të posedojë leje drejtimi të kategorisë B.
Ne ofrojmë:
- Pagë shumë konkurruese, në varësi të aftësive dhe përvojës.
- Bonuse të lidhura me performancën.
- Mundësi konkrete për avancim në detyrë dhe rritje të të ardhurave.
- Angazhim me marka premium dhe projekte rezidenciale e komerciale.
- Kontratë afatgjatë në një kompani serioze.
Vendndodhja: Tiranë