Përshkrimi
Operator CNC – Laser për Prerjen e profileve tubolare dhe trare
Kjo pozitë ka në fokus përdorimin, mbikëqyrjen dhe mirëmbajtjen elementare të një makinerie CNC me lazer për prerjen e tubave, profileve dhe trareve metalike. Qëllimi i rolit është që prodhimi të realizohet sipas vizatimeve teknike, kërkesave të klientit dhe standardeve të cilësisë dhe sigurisë në punë.
Paga e kenaqshme
Detyrat
- Përdor makinerinë CNC me lazer për prerjen e tubave në përputhje me programet e përcaktuara.
- Lexon dhe kupton vizatimet teknike, planet e prodhimit dhe dokumentacionin përkatës.
- Pozicionon dhe fikson tubat në makinë duke ndjekur procedurat teknike.
- Mbikëqyr parametrat e prerjes dhe bën rregullimet e nevojshme gjatë zhvillimit të prodhimit.
- Kontrollon cilësinë e pjesëve të prodhuara përmes verifikimit vizual dhe matjeve dimensionale.
- Njofton për çdo defekt teknik, shmangie në cilësi ose vështirësi të hasur gjatë procesit të prodhimit.
- Kryen mirëmbajtjen ditore dhe pastrimin e makinerisë sipas udhëzimeve të prodhuesit.
- Përdor materialet me kujdes për të shmangur humbjet dhe për të ulur mbetjet.
- Evidenton të dhënat e prodhimit sipas procedurave të kompanisë.
- Respekton afatet e punës dhe synimet e vendosura për prodhim.
- Zbaton rregullat e sigurisë dhe të shëndetit në punë, si edhe përdor pajisjet personale mbrojtëse.
- Punon ngushtë me departamentin teknik, ekipin e mirëmbajtjes dhe kontrollin e cilësisë për zgjidhjen e çështjeve teknike.
Kualifikimet
- Kërkohet arsim i mesëm profesional, me përparësi në drejtimin mekanik ose në përpunimin e metaleve.
- Përvoja në përdorimin e makinerive CNC për prerje me lazer konsiderohet avantazh.
- Nevojiten njohuri për leximin e vizatimeve teknike dhe përdorimin e instrumenteve matëse.
- Kërkohen njohuri bazë për materialet metalike dhe mënyrat e përpunimit të tyre.