Përshkrimi
Falë mbështetjes që kemi marrë nga klientët, Manu Travel po rritet vazhdimisht. Për këtë arsye, kompania po kërkon një person që do t’i ndihmojë klientët të organizojnë më lehtë rezervimet dhe blerjen e paketave turistike.
Detyrat
- Këshillon klientët lidhur me destinacionet, hotelet dhe ofertat në dispozicion.
- Koordinon dhe kryen rezervimin e biletave të avionit, akomodimit dhe transfereve.
- Përgatit paketa udhëtimi të përshtatura sipas kërkesave të klientëve.
- U jep klientëve informacion për dokumentacionin e nevojshëm, si vizat, sigurimet dhe dokumente të tjera të ngjashme.
- Mbikëqyr rezervimet dhe kujdeset që ato të jenë të sakta.
- Administron pagesat dhe procesin e faturimit.
- Trajton vështirësitë që mund të shfaqen gjatë udhëtimit.
- Prezanton dhe promovon ofertat, si edhe paketat turistike.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsim të mesëm ose të lartë, ndërsa përparësi përbën formimi në turizëm.
- Eksperienca në fushën e turizmit ose në shitje konsiderohet avantazh.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira në komunikim dhe në shitje.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhëve të huaja.
- Të shfaqë aftësi të mira organizative dhe menaxhim efektiv të kohës.
- Të ketë njohuri për përdorimin e kompjuterit dhe të sistemeve të rezervimit.