Përshkrimi
Po kërkohet një Asistente Ekzekutive e rregullt, e përgjegjshme dhe me komunikim shumë të mirë, për t’iu bashkuar ekipit. Kandidatja e përshtatshme do t’i asistojë drejtuesit e kompanisë duke bashkërenduar aktivitetet e përditshme, planifikuar takimet dhe administruar dokumentacionin.
Detyrat kryesore
- Administrimi i kalendarit dhe planifikimi i takimeve.
- Bashkërendimi i komunikimeve të brendshme dhe të jashtme.
- Përpilimi, menaxhimi dhe ruajtja arkivore e dokumenteve.
- Planifikimi i udhëtimeve të punës dhe i ngjarjeve të kompanisë.
- Hartimi i raporteve, prezantimeve dhe komunikimeve zyrtare.
- Monitorimi i afateve dhe koordinimi i angazhimeve administrative.
- Realizimi i detyrave të tjera të kërkuara nga drejtuesit.
Kualifikimet
- Arsimi universitar përbën përparësi.
- Të paktën 2 vite përvojë në një rol të ngjashëm.
- Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint, Outlook).
- Njohuri të mira të anglishtes.
- Aftësi të avancuara për organizim dhe menaxhim të kohës.
- Komunikim i shkëlqyer, si me gojë ashtu edhe me shkrim.
- Diskrecion, integritet dhe profesionalizëm gjatë trajtimit të informacionit konfidencial.