Përshkrimi
Pozita e Arkitekti për mbikëqyrje në kantier merret me ndjekjen e zbatimit të projektit arkitektonik dhe garantimin që detajet në objekt të realizohen saktë. Theksi i kësaj detyre është te kontrolli i cilësisë, respektimi i projektit dhe bashkërendimi me ekipet teknike përgjatë gjithë procesit të ndërtimit.
Detyrat
- Kontrollon nëse vizatimet arkitektonike dhe ato strukturore përputhen në projektin e zbatimit, përfshirë dimensionet, nivelet, aksat dhe trashësinë e elementeve.
- Verifikon në terren që punimet e realizuara, si forma, hapjet, lartësitë dhe elementet konstruktive, të jenë në përputhje me projektin arkitektonik dhe strukturor të miratuar.
- Zbulon mospërputhjet mes pjesës arkitektonike dhe asaj konstruktive, i koordinon ato dhe propozon zgjidhje duke komunikuar me projektuesit për rishikimet e nevojshme.
- Ndjek zbatimin e projektit arkitektonik në kantier.
- Siguron që detajet dhe punimet përfundimtare të realizohen në mënyrë të saktë.
- Bashkëpunon me inxhinierët, zbatuesit dhe ekipet që punojnë në terren.
- Kontrollon nëse punimet janë kryer sipas vizatimeve dhe specifikimeve të përcaktuara.
- Ofron zgjidhje për ndryshime ose vështirësi që paraqiten gjatë zhvillimit të punimeve.
- Merr pjesë në inspektime dhe ndjek ecurinë e projektit.
- Raporton për progresin dhe nivelin e cilësisë së punimeve.
Kualifikimet
- Diplomë në Arkitekturë.
- Përvojë në projekte ndërtimi dhe në ndjekje kantieri, minimuni 5 vite.
- Njohuri shumë të mira mbi detajet arkitektonike dhe materialet.
- Aftësi për të lexuar dhe interpretuar projektet.
- Njohuri në programe si AutoCAD, SketchUp ose programe të ngjashme.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.