Përshkrimi
Përgjegjësitë
1. Administrimi i inventarit dhe gjendjes së stokut
- Mban përgjegjësi për inventarin dhe për saktësinë e të dhënave të tij.
- Verifikon produktet në Shopify çdo 2–3 ditë, për të parandaluar pasaktësitë në gjendjen e inventarit.
- Bën gati stokun për pikat fizike 2 herë në javë.
- Organizon furnizimet e reja dhe shpërndarjen e tyre në të gjitha pikat.
2. Përpunimi i porosive dhe organizimi i dërgesave
- Bën gati porositë që do të dërgohen me postë, duke garantuar saktësi dhe respektim të afateve.
- Hedh porositë në sistemin postar dhe ndjek ecurinë e tyre.
- Shtyp faturën për secilën dërgesë.
- Kontrollon dhe ndjek korrespondencën elektronike që lidhet me porositë.
3. Administrimi i komunikimit me klientët
- Kujdeset për komunikimin dhe përgjigjet në rrjetet sociale Instagram, TikTok dhe WhatsApp.
- Administron mesazhet direkte (DM) dhe postën elektronike për porositë.
4. Kujdesi për klientët dhe pakësimi i kthimeve
- Komunikon me klientët për të konfirmuar masën e produkteve të caktuara, si për shembull korsetë.
- Administron kreditet e klientëve kur ka ndryshim të vlerës.
- Harton listën e krediteve dhe ia shpërndan stafit të shitjeve.
5. Bashkërendimi me marketingun dhe krijimin e përmbajtjes
- Vendos kontakte me influencerë dhe bashkërendon bashkëpunimet me ta.
- Kontribuon në përgatitjen e përmbajtjes për rrjetet sociale.
6. Mbështetja administrative dhe operative
- Administron listat dhe raportimet bazë për porositë, kreditet e klientëve dhe inventarin.
- Ofron mbështetje për veprimtarinë e përditshme të tregtisë elektronike dhe të shitjeve.
Dokumentet e kërkuara