Përshkrimi
Luan's Metal SHPK ka një vend të lirë pune për Specialist/e Logjistike (Full time).
Detyrat
- Merr përgjegjësinë për të gjitha veprimtaritë e eksportit dhe të logjistikës ndërkombëtare, duke siguruar koordinimin e tyre.
- Mban komunikimin dhe bashkërendon marrëdhëniet ndërkombëtare.
- Kujdeset për të gjithë dokumentacionin që kërkohet për doganat dhe transportin ndërkombëtar.
- Administron dhe mban të përditësuar dokumentacionin e nevojshëm të mjeteve, përfshirë ato të importuara.
- Zotëron njohuri mbi legjislacionin vendas të transportit.
- Drejton përgatitjen e dokumenteve standarde të ankandit (APP).
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet universitare në Menaxhimi Biznesi, Ekonomi ose Logjistike (Supply Chain Management).
- Të zotërojë shumë mirë anglishten, në nivelin B2.
- Preferohet përvojë prej të paktën 1 viti në role të ngjashme.
- Të përdorë shumë mirë paketën Microsoft Office (Excel, Word).
- Të ketë aftësi të zhvilluara për analizë dhe organizim.
- Të komunikojë shumë mirë, të tregojë disiplinë dhe të jetë motivues.
- Të demonstrojë integritet të lartë dhe maturi në trajtimin e informacionit konfidencial.
- Të jetë në gjendje t'i menaxhojë detyrat brenda afateve të përcaktuara.
Dokumentet e kërkuara
Përfitimet:
- Mjedis profesional pune me ritëm dinamik.
- Mundësi për zhvillim dhe përparim profesional.
- Puna zhvillohet në orarin 8:00-16:30.
- Java përfshin 6 ditë pune, me orarin e së shtunës deri në 14:00.
- Pushimi vjetor është 14 ditë në vit.
- Pagesa neto është 85.000.
- Kërkohet moshë 30+.