LPP S.A vepron ndërkombëtarisht në industrinë e modës dhe, prej më shumë se 30 vjet, u jep klientëve mundësinë të shfaqin individualitetin përmes veshjes.
Portofoli i LPP përfshin 5 marka: Reserved, Mohito, Cropp, House dhe Sinsay. Secila u drejtohet grupeve të ndryshme të konsumatorëve, sipas nevojave dhe mënyrave të tyre të jetesës.
Koleksionet e kompanisë gjenden në mbi 2,200 dyqane në 40+ vende, ndërsa ekipi numëron mbi 30,000 punonjës në Evropë, Azi dhe Afrikë.
Kompania po hapet edhe në KOSOVE. Punonjësit janë forca kryesore që e çon përpara zhvillimin e saj dhe ne kërkojmë njerëz që t’i bashkohen këtij ekipi.
- MENAXHER/E I/E DYQANIT – Podujevë, Rr Skenderbeu
Për pozitën e Menaxherit të Dyqanit, përgjegjësitë përfshijnë:
- Arritjen e objektivave të përcaktuara për shitjet.
- Ofrimin e shërbimit të shkëlqyer për të ruajtur kënaqësi të lartë te klientët.
- Kujdesin për gjendjen e shkëlqyer të dyqanit dhe respektimin e standardeve të paraqitjes vizuale të shitjes.
- Zgjidhjen e çështjeve të ngritura nga klientët, përfshirë ankesat.
- Kryerjen e administrimit të dyqanit dhe sigurimin e zbatimit të politikave e procedurave.
- Përzgjedhjen, trajnimin, motivimin dhe mentorimin e stafit të shitjes, si dhe dhënien e vlerësimeve për punën e tyre.
- Organizimin e orareve të punonjësve dhe drejtimin e punës së përditshme, javore e mujore.
- Administrimin e mjeteve financiare dhe pagesave në arkë, përfshirë arkëtimet ditore dhe dorëzimin e parave te personat përgjegjës sipas procedurave të kompanisë.
Kualifikimet dhe aftësitë që kërkohen nga Menaxheri i Dyqanit:
- Të ketë përfunduar të paktën arsimin e mesëm.
- Të ketë punuar më parë në një rol të ngjashëm në industrinë e tekstileve.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi.
- Të ketë përvojë në drejtimin e një ekipi me shumë punonjës.
- Të ketë aftësi të shkëlqyera organizimi, përfshirë vendosjen e qëllimeve dhe përcaktimin e përparësive të detyrave.
- Të zotërojë gjuhën angleze në nivel C.
- Të ketë njohuri të avancuara të MS office.
Përfitimet që ofrojmë:
- Një vend pune të qëndrueshëm në një kompani ndërkombëtare të modës, të besueshme dhe me reputacion.
- Pavarësi në rol dhe hapësirë të konsiderueshme për të vepruar.
- Mundësi për të punuar në një kompani ku vlerat e qarta dhe transparente janë pjesë e kulturës organizative.
- Kontratë punësimi me përfitime shtesë, ku përfshihen bonuse sipas performancës dhe kupona zbritjeje.
- Produkte të Sinsay në çdo sezon.
- Një ambient pune me dinamikë.
Vlerat që na udhëheqin
Për LPP, njerëzit dhe kultura e kompanisë përbëjnë bazën e çdo veprimtarie. Pasionet, idetë dhe këndvështrimet e veçanta të secilit krijojnë larminë që na bën më të fortë. Vlerat që ndajmë përcaktojnë mënyrën se si bashkëpunojmë, zhvillohemi dhe arrijmë rezultate së bashku.
Kandidatët e përzgjedhur duhet të ndjekin një trajnim prej 4-6 javësh brenda Kosovës.
Dokumentet e kërkuara
Afati përfundimtar: 14.12.2026.
Kontaktimi do të bëhet vetëm me kandidatët e përzgjedhur.