Department Manager - Reserved
Përgjegjësitë dhe detyrat
- Koordinon dhe organizon punën e përditshme të ekipit.
- Planifikon angazhimet duke marrë në konsideratë synimet afatshkurtra dhe ato afatgjata.
- Kujdeset që detyrat të përmbushen në mënyrë efikase.
- Njeh dhe shqyrton raportet e shitjes, pastaj merr masa të përshtatshme dhe efektive për rritjen e performancës dhe të shitjeve.
- Mban përgjegjësi për zbatimin me kohë dhe me cilësi të udhëzimeve të Visual Merchandising (VM).
- Menaxhon produktet në përputhje me standardet e VM.
- Ruajnë komunikim të vazhdueshëm me Sales Coordinators, u jep atyre feedback dhe ndërmerr veprime në dyqan sipas informatave që marrin prej tyre.
- Siguron që strategjia aktuale e marketingut të vihet në zbatim.
- Menaxhon transferet dhe kthimet e mallrave.
- Krijon ekuilibër ndërmjet mbështetjes për Store Manager dhe Visual Merchandising.
- Jep feedback të qartë për gjendjen aktuale në hapësirën e shitjes dhe në depo.
- Mbikëqyr pranimin korrekt të mallrave dhe furnizimin e vazhdueshëm të produkteve.
- Përfaqëson dyqanin kur Store Manager mungon.
- Analizon konkurrencën.
- Ofron shërbim profesional për klientët dhe shërben si shembull për ekipin.
- Kryen edhe detyra të tjera të caktuara nga punëdhënësi në këtë fushë.
Ekipi
- Udhëheq ekipin përmes planifikimit dhe organizimit të duhur të punës.
- Ndihmon në krijimin e një atmosfere miqësore dhe në zhvillimin e marrëdhënieve pozitive brenda ekipit.
- Siguron motivimin e nevojshëm për veten dhe për ekipin.
- Jep feedback në mënyrë të vazhdueshme.
- Mbështet procesin e rekrutimit.
- Ofron ndihmë gjatë onboardimit të punonjësve të rinj, në përputhje me programet e onboardimit.
- Kontribuon në procesin e vlerësimit Follow-Up.
- Angazhohet për zhvillimin e vazhdueshëm të kompetencave personale.
- Dallon talentet dhe mbështet zhvillimin e tyre.
- Komunikon në mënyrë të qartë dhe të hapur.
- Merr pjesë në trajnime dhe punëtori.
- Mban qëndrim të hapur ndaj ndryshimeve që ndodhin në kompani.
- Respekton Parimet e LPP.
- Kryen edhe detyra të tjera të caktuara nga punëdhënësi në këtë fushë.
Procedurat ligjore dhe të sigurisë
- Njeh dhe zbaton procedurat e sigurisë me synim uljen e humbjeve të inventarit.
- Punon sipas procedurave të menaxhimit të produktit në depo dhe në sallën e shitjes.
- Kujdeset për respektimin e procedurave që lidhen me shitjen.