Përshkrimi
Market Le Petit France, që ndodhet në Rrugën e Elbasanit, përballë Universitetit Luarasi, ka një vend të lirë pune për Kasap.
Detyrat kryesore
- Të kryejë prerjen, përpunimin dhe përgatitjen e mishit në përputhje me standardet e kërkuara.
- Të vendosë në rregull dhe të ekspozojë produktet e mishit.
- Të verifikojë freskinë dhe cilësinë e produkteve.
- Të mbajë ambientin e punës të pastër dhe në kushte higjienike.
- Të zbatojë rregullat për sigurinë ushqimore.
Kualifikimet e kërkuara
- Pranohen persona si me përvojë pune, ashtu edhe pa përvojë.
- Të ketë njohuri për llojet e mishit dhe mënyrat e përpunimit të tij.
- Të jetë i aftë të përdorë mjetet dhe pajisjet e kasapit.
- Të tregojë përgjegjshmëri e korrektësi dhe të ketë aftësi bashkëpunimi në grup.
- Të zbatojë standardet për higjienën dhe sigurinë ushqimore.
Dokumentet e kërkuara