Përshkrimi
LIFEMED shpk renditet ndër kompanitë më të zhvilluara në tregun farmaceutik shqiptar, me fokus kryesor në shpërndarjen e medikamenteve.
Veprimtaria e saj përfshin tregtimin me shumicë dhe pakicë, importin dhe eksportin e produkteve farmaceutike për njerëz dhe kafshë, pajisjeve mjekësore, artikujve kozmetikë, produkteve ushqimore për përdorim human dhe veterinar, si edhe ngritjen dhe administrimin e klinikave mjekësore dhe botimin e materialeve të ndryshme të fushës së mjekësisë.
Lifemed po kërkon një Sanitare që do të kujdeset për pastërtinë dhe higjienën në ambientet e zyrave të kompanisë.
Pozicioni është i bazuar në Tiranë, te Ish-Sheshi Shqiponja, Rezidenca Eagle, në Rrugën "29 Nëntori".
Detyrat
- Të sigurojë pastërtinë e zyrave dhe të hapësirave të përbashkëta.
- Të kryejë pastrimin dhe dezinfektimin e tualeteve dhe të ambienteve sanitare.
- Të kujdeset për plotësimin e materialeve higjienike, si sapun, letër higjienike dhe peceta.
- Të zbrazë koshat e mbeturinave dhe të mbajë ambientet të rregulluara.
- Të përdorë me kujdes dhe në mënyrë të sigurt pajisjet dhe produktet e pastrimit.
- Të njoftojë për çdo çështje që lidhet me mirëmbajtjen e ambienteve.
Kualifikimet
- Përvoja në një rol të ngjashëm konsiderohet si vlerë shtesë.
- Kërkohet korrektësi, ndjenjë përgjegjësie dhe seriozitet në angazhim.
- Duhet të ketë aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur.
- Nevojitet vëmendje ndaj hollësive dhe përkushtim ndaj standardeve të larta të higjienës.
Ne ofrojmë
- Marrëdhënie pune të rregullt, në përputhje me legjislacionin shqiptar.
- Sigurime shoqërore dhe shëndetësore të mbuluara nga punëdhënësi.
- Pagesë të rregullt dhe korrekte në kohë.
- Pushim vjetor të paguar sipas Kodit të Punës.
- Orar të qëndrueshëm pune nga e hëna deri të premten, 07:00 – 15:00.
- Ambient profesional, të pastër dhe të qetë për punë.
- Mbështetje dhe udhëzim gjatë fazës së përshtatjes në vendin e punës.
- Stabilitet dhe mundësi për bashkëpunim afatgjatë.