Përshkrimi
Lifemed sh.p.k. kërkon një Brand Manager për Yves Rocher, markë franceze që bashkon njohuritë botanike me vetitë e bimëve për të ofruar produkte kozmetike me frymëzim nga natyra.
Qasja e Yves Rocher ndaj bukurisë dhe mirëqenies mbështetet te bukuria botanike, efektiviteti i produkteve dhe përkujdesja për mjedisin.
Kandidatja që do të përzgjidhet do të luajë rol thelbësor në zhvillimin e markës dhe pozicionimin e saj në treg. Ajo do të zbulojë mundësi të reja biznesi dhe do të punojë për përmirësimin e performancës, duke përçuar vlerat e markës dhe duke ndihmuar në ofrimin e një përvoje cilësore për klientët.
Vendi i punës është në Tiranë, Shqipëri.
Puna zhvillohet E hënë – E premte, në orarin 08:00–16:30.
Marrëdhënia kontraktuale do të jetë plotësisht në përputhje me Kodin e Punës.
Përgjegjësitë
- Të hartojë dhe të zbatojë nisma që mbështesin rritjen e markës Yves Rocher dhe konsolidojnë pozicionin e saj në treg.
- Të studiojë tregun, konkurrentët, prirjet e industrisë kozmetike dhe kërkesat e klientëve.
- Të evidentojë mundësi të reja për shtimin e shitjeve, shtrirjen e aktivitetit dhe zhvillimin e biznesit.
- Të organizojë planifikimin dhe bashkërendimin e fushatave promocionale, veprimtarive të marketingut dhe hedhjes në treg të produkteve të reja.
- Të ndjekë rezultatet e produkteve, shitjeve dhe veprimtarive të markës, duke propozuar nisma për përmirësimin e tyre.
- Të drejtojë dhe të bashkërendojë pikat e shitjes dhe stafin përkatës, duke i dhënë përparësi përmbushjes së objektivave dhe cilësisë së shërbimit për klientët.
- Të evidentojë mënyra për të përmirësuar përvojën e klientëve, për të shtuar besnikërinë e tyre dhe për të konsoliduar marrëdhëniet me ta.
- Të punojë së bashku me ekipet dhe partnerët për përmbushjen e objektivave të markës dhe zhvillimin e projekteve të reja.
- Të hartojë raporte, analiza dhe propozime që mbështesin zhvillimin e mëtejshëm të markës dhe përmirësimin e performancës së biznesit.
Kualifikimet e kërkuara
- Të ketë diplomë universitare në fusha të ngjashme dhe përvojë në menaxhimin e markave, marketing ose shitje. Eksperienca në sektorin e kozmetikës vlerësohet si përparësi.
- Të zotërojë aftësi të forta në analizë, organizim dhe komunikim, së bashku me të menduar strategjik, krijimtari dhe përqendrim te rezultatet.
- Të ketë njohuri shumë të mira të anglishtes dhe të programeve MS Office, si edhe leje drejtimi të kategorisë B.
Dokumentet e kërkuara