Konkurs për punësim
Kompania e mobiljeve “LESNA MAX” në PRISHTINË ndodhet në RR.ELEZ BERISHA NR.4, në MAGJISTRALJA PRISHTINË FUSHË KOSOVË.
Vende të lira: 2 ARKATARE
Përgjegjësitë
- Arkëton mjetet financiare nga shitjet dhe harton dokumentacionin e arkës të përcaktuar nga Rregullorja e Kompanisë.
- Përgatit faturat për mallin që del nga lokali dhe kontrollon përputhjen e tij me faturën.
Kriteret
- Kërkohet të paktën përfundimi i shkollës së mesme ose një kualifikim më i lartë.
- Përparësi përbën përvoja prej së paku 2 vitesh në sektorë të ngjashëm.
- Kërkohen aftësi të mira komunikimi dhe shkallë e lartë pavarësie në punë.
- Aftësia për të punuar me kompjuter është e detyrueshme.
- Preferohen kandidate të moshës 25-40 vjeç.
Dokumentet e kërkuara
- Formulari i aplikimit i plotësuar.
- CV-ja.
- Dokumentet e nevojshme.
- Një fotografi.
Afati përfundimtar është 02.11.2026, në orën 16:00.