Përshkrimi
Latitude po kërkon të rekrutojë një Koordinatore Eventesh.
Detyrat
DETYRAT KRYESORE:
- Kandidati/ja duhet të zotërojë aftësi shumë të mira në komunikimin ndërpersonal dhe të nxisë një atmosferë miqësore brenda ekipit dhe me departamentet e tjera.
- Të marrë nisma për hartimin dhe zbatimin e një kalendari vjetor të eventeve.
- Të ketë aftësi të mira në planifikim, shitje, organizim dhe negocim, si edhe të monitorojë në hollësi realizimin e programit së bashku me klientin.
- Të administrojë pjesën administrative të çdo eventi.
- Të drejtojë buxhetin e eventit për të rritur fitimin, pa ndikuar në cilësinë e shërbimit.
- Të ndërtojë dhe të ruajë marrëdhënie me klientët, me synimin e vazhdimit të bashkëpunimit.
- Të kultivojë një kulturë shërbimi që krijon klimë pozitive gjatë organizimit të eventeve.
- Të mbajë vazhdimisht një paraqitje profesionale.
- Duke qenë se pozita lidhet me zhvillimin e eventeve, kandidati/ja duhet të ketë fleksibilitet orari dhe të jetë i/e gatshëm/me t'i ndjekë ato.
Kualifikimet
KUALIFIKIMET/KËRKESAT:
- Të ketë përfunduar studimet në një nga degët e Menaxhimit pranë Universitetit te Tiranes.
- Të ketë më shumë se 1 vjet përvojë në pozita të ngjashme.
- Të zotërojë shkëlqyeshëm gjuhën angleze; njohja e gjuhëve të tjera konsiderohet përparësi.
- Të jetë i/e gatshëm/me për punë në ekip.
- Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi.