Jemi duke kërkuar një kandidate për rolin Specialiste e Marketingut në kompaninë Lansomania.
Lokacioni i punës: Prishtinë, Çagllavicë, Livagjë.
Kandidatja e përshtatshme duhet të ketë këto aftësi dhe përgjegjësi:
- Përvojë dhe njohuri në prodhimin e përmbajtjes së marketingut duke përdorur mjete të Inteligjencës Artificiale (AI).
- Menaxhim të kanaleve sociale si Facebook, Instagram, LinkedIn, TikTok dhe platforma të tjera të ngjashme.
- Hartim dhe planifikim të publikimeve në përputhje me kalendarin e marketingut.
- Përgatitje të materialeve grafike për postime, reklama dhe fushata promocionale.
- Krijim dhe përpunim të Reels dhe videove të shkurtra për rrjetet sociale.
- Shkrim të teksteve promovuese (copywriting) për postime, reklama dhe materiale promocionale.
- Zhvillim dhe menaxhim të fushatave të marketingut digjital.
- Ndjekje dhe vlerësim të performancës së rrjeteve sociale dhe të fushatave, si dhe hartim të raporteve periodike.
- Bashkëpunim me ekipin për promovimin e produkteve, shërbimeve dhe aktiviteteve të kompanisë.
- Aftësi për të sjellë ide krijuese dhe për të ndjekur trendet më të reja në marketingun digjital.
- Organizim të pavarur të punës dhe respektim të afateve.
Preferohen kandidate kreative, komunikuese, të organizuara dhe me gatishmëri për të mësuar vazhdimisht teknologji dhe mjete të reja të marketingut.
Dokumentet e kërkuara
- CV e përditësuar.
- Portofol ose disa nga punët e realizuara më herët, si dizajne, postime, Reels, video, fushata marketingu ose projekte të ngjashme, për të vlerësuar përvojën dhe kreativitetin e kandidatit/es.