Përshkrimi
Kube SHPK është në kërkim të një Ekzekutuesi të Porosive për t’iu shtuar ekipit. Kompania synon të angazhojë persona seriozë, të përgjegjshëm dhe me aftësi të mira bashkëpunimi.
Detyrat
- Kryerja dhe dërgimi i porosive duke përdorur furgonin e kompanisë.
- Vendosja dhe organizimi i produkteve sipas nevojave të punës.
- Ruajtja e bashkëpunimit dhe komunikimit të mirë me pjesën tjetër të ekipit.
Kualifikimet
- Patentë shoferi e Kategorisë B.
- Saktësi dhe korrektësi gjatë përmbushjes së detyrave.
- Shkathtësi të mira për punë në bashkëpunim me të tjerët.
Çfarë ofrojmë
- Pagë bazë + përqindje
- Transporti mbulohet nga kompania.
- Ditë pushimi të shtunën dhe të dielën.
- Produktet janë me peshë të lehtë, gjë që e bën angazhimin më të lehtë dhe më komod.
- Kushte shumë të mira pune.
- Mjedis profesional dhe mundësi për zhvillim.