Përshkrimi
Kompania po kërkon një Agjent per Marrje Porosish të përgjegjshëm/me dhe me aftësi komunikimi.
Detyrat kryesore
- Pranimi dhe evidentimi i porosive nga klientët.
- Bashkëbisedimi me klientët dhe ofrimi i informacionit për produktet.
- Bashkërendimi i punës me magazinën dhe transportin.
- Monitorimi i porosive.
- Trajtimi i ndryshimeve dhe çështjeve që lidhen me porositë.
Kualifikimet
- Aftësi të mira në komunikim dhe organizim.
- Njohuri themelore në përdorimin e kompjuterit.
- Përvoja në shitje/shërbim klienti konsiderohet përparësi.
- Përgjegjshmëri dhe saktësi gjatë punës.
Orari i punës është 07:00 – 15:30, nga e hëna deri të premten.