KRKA – Zyra e Përfaqësisë në Prishtinë ka hapur një mundësi punësimi për pozitën Përfaqësues Farmaceutik për Mitrovicë, Vushtrri dhe Podujevë.
Kontributi juaj
- Të prezantoni dhe të promovoni produktet e KRKA-së me nivel të lartë profesionalizmi, njohurie dhe aftësie të mirë në marketing.
- Të planifikoni, realizoni dhe raportoni vizita individuale, si dhe prezantime në grup për klientët e përcaktuar.
- Të paraqisni dhe promovoni produktet e KRKA-së në ngjarje të jashtme, kongrese dhe panaire ku kompania merr pjesë.
- Të përdorni në mënyrë të rregullt sistemin e raportimit, si dhe të mirëmbani dhe përditësoni bazën e të dhënave të klientëve.
Kërkesat
- Përvojë profesionale në promovimin e barnave në barnatore.
- Përparësi kanë kandidatët me prapavijë në farmaci, ekonomi/marketing, kimi, biologji ose infermieri.
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, si në të folur ashtu edhe në të shkruar.
- Aftësi të mira komunikuese, pjekuri në qasje dhe organizim i mirë në punë.
- Patentë shoferi e kategorisë B.
Çfarë ofrohet
- Trajnim fillestar.
- Punë në një ambient biznesi ndërkombëtar.
- Mundësi për zhvillim profesional, avancim në karrierë dhe promovim.
- Bashkëpunim me kolegë të mirë dhe mbështetje nga ekipi.
Dokumentet e kërkuara
- CV në gjuhën angleze.
- Kopja e diplomës.
- Kopja e patentë-shoferit.