Përshkrimi
Inxhinieri Elektrik kujdeset për operimin, servisimin dhe mbikëqyrjen e sistemeve elektrike, makinerive dhe pajisjeve të fabrikës. Roli synon të sigurojë mbrojtjen, funksionimin pa ndërprerje dhe efektivitetin e proceseve të prodhimit dhe paketimit të kafes, sipas procedurave teknike dhe rregullave të sigurisë në punë.
Detyrat
- Mbikëqyr dhe mirëmban instalimet elektrike dhe pajisjet e fabrikës.
- Verifikon sistemet elektrike të makinerive për prodhim, pjekje, bluarje dhe paketim të kafes.
- Zbulon, diagnostikon dhe riparon defektet elektrike ose elektronike.
- Bashkëpunon me teknikët dhe stafin e prodhimit për zgjidhjen e çdo çështjeje teknike.
- Monitoron parametrat elektrikë dhe evidenton problemet që mund të ndikojnë te prodhimi.
- Koordinon me kompanitë e jashtme për servisimin ose mirëmbajtjen e pajisjeve, kur kërkohet.
- Administron dokumentacionin teknik dhe regjistrat e mirëmbajtjes.
- Siguron që instalimet dhe pajisjet elektrike të jenë funksionale sipas standardeve të sigurisë.
- Kontrollon ndriçimin, furnizimin me energji, gjeneratorët dhe pajisjet e tjera elektrike të fabrikës.
- Zbaton rregullat e sigurisë në punë dhe procedurat e kompanisë.
- Punon për përmirësimin dhe automatizimin e proceseve aktuale.
Kualifikimet
- Të ketë diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike, Elektronike ose në fusha të përafërta.
- Të zotërojë njohuri të mira për instalimet dhe sistemet elektrike.
- Përvoja profesionale në mjedise prodhuese konsiderohet përparësi.
- Të karakterizohet nga përgjegjshmëria, korrektësia dhe aftësia për bashkëpunim me departamentet e prodhimit dhe teknikës.