Përshkrimi
ECFA sha është një institucion financiar mikrokredie që operon në treg me fokus te kreditë konsumatore pa kolateral për individë. Kompania ofron shërbim të shpejtë dhe një proces huamarrjeje të përshtatshëm, duke ruajtur njëkohësisht sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.
Stafi përbëhet nga profesionistë të fushës së financës, IT-së dhe shërbimit ndaj klientit, secili me ekspertizë në profilin e vet. Si rezultat i zgjerimit gjeografik, institucioni po kërkon kandidatë për rolin e Specialist i Shërbimit të Klientit në degën Burrel.
Detyrat
- Përpunimi i aplikimeve për kredi në degë, duke zbatuar procedurat e kontrollit dhe të vlerësimit të përcaktuara nga kompania.
- Shqyrtimi i dokumentacionit të dorëzuar nga klienti.
- Sistemimi i dosjes së kredisë dhe prezantimi i rastit për miratim në përputhje me kriteret e procesit të kredidhënies.
- Trajtimi i kërkesave të ndryshme të klientëve lidhur me informacionin dhe procedurat e kredisë që kanë përfituar.
- Realizimi i veprimeve me cash për pagesat e kredive të përpunuara, si edhe administrimi i arkës sipas standardeve përkatëse.
- Ofrimi i shërbimit ndaj klientëve në degë, me kujdes ndaj kërkesave të tyre dhe me adresim të saktë të çështjeve të raportuara sipas proceseve të brendshme të shoqërisë.
Kualifikimet
- Diplomë Universitare
- Aftësi shumë të mira komunikimi, si me gojë ashtu edhe me shkrim.
- Të paktën 1 vit përvojë në sektorin e shërbimit ndaj klientit.
- Aftësi të zhvilluara për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve.
- Mendim analitik dhe kujdes i lartë ndaj detajeve.
- Aftësi profesionale në përdorimin e Microsoft Office Suite, Outlook dhe Excel.
- Shkathtësi të mira në menaxhimin e kohës dhe në vendosjen e prioriteteve të duhura gjatë përmbushjes së disa detyrave njëkohësisht.
Benefitet
- ECFA sha synon të ndërtojë një mjedis të veçantë pune dhe vlerëson mundësitë e barabarta në punësim.
- Përveç pagës për secilin pozicion, institucioni ofron edhe përfitime të tjera shtesë.
- Për nivelin Specialist parashikohet Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shendetesor Privat.
- Trajnime zhvillimore për aftësitë profesionale dhe ndërpersonale.
- Veprimtari dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese.