Përshkrimi
Qëllimi i pozicionit
Roli i Asistentit të Eksportit ka për detyrë të ndihmojë Departamentin e Eksportit në menaxhimin administrativ dhe koordinimin e porosive, dokumenteve, komunikimit me klientët dhe proceseve logjistike të eksportit, me synimin që çdo veprim të kryhet saktë dhe brenda afateve të vendosura.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Mbështet menaxherin e eksportit në komunikimet e përditshme me klientët dhe kujdeset që kërkesat dhe informacionet të përcillen pa vonesë.
- Ndihmon në administrimin dhe ndjekjen e porosive të klientëve, që nga pranimi i tyre deri në përmbylljen e dërgesës.
- Harton, verifikon dhe arkivon dokumentacionin e nevojshëm për eksport, në përputhje me kërkesat e kompanisë dhe të klientëve.
- Bashkëpunon me Departamentin e Logjistikës për organizimin e ngarkesave, transportit, datave të dërgesës dhe dorëzimit të mallrave.
- Përcjell ecurinë e porosive me departamentin e prodhimit dhe njofton menaxherin për çdo ndryshim, vonesë ose problem që mund të ndikojë te dërgesa.
- Jep ndihmë në përgatitjen dhe kontrollin e dokumenteve të eksportit, duke përfshirë faturat, packing list, dokumentet e transportit, certifikatat dhe çdo dokument tjetër të kërkuar.
- Koordinon me departamentet e brendshme për të siguruar informacionin dhe dokumentacionin e nevojshëm për finalizimin e porosive.
- Mban të përditësuara të dhënat e klientëve, porosive, dërgesave dhe dokumenteve përkatëse në sistemet dhe skedarët e kompanisë.
- Ndihmon në përgatitjen dhe dërgimin e mostrave për klientë potencialë dhe ekzistues, duke siguruar edhe dokumentacionin përkatës.
- Asiston në përgatitjen e dokumentacionit dhe materialeve për produktet Private Label, sipas kërkesave të klientit.
- Ndjek kërkesat e klientëve që lidhen me paketimin, etiketimin, dokumentacionin dhe specifikimet e produkteve, duke i koordinuar ato me departamentet përkatëse.
- Mban të sistemuara dhe të arkivuara komunikimet dhe dokumentet e rëndësishme të eksportit, duke ruajtur konfidencialitetin e informacionit.
- Ndihmon në përgatitjen e dokumenteve dhe procedurave për EUR.1 dhe dokumente të tjera të origjinës, kur kërkohet.
- Verifikon që dokumentacioni i eksportit të jetë i plotë dhe i saktë përpara nisjes së mallrave.
- Përgatit raporte dhe përditësime periodike për statusin e porosive dhe dërgesave.
Përgjegjësitë kryesore
- Sigurimi i saktësisë dhe organizimit të dokumentacionit të eksportit.
- Ndjekja në afat e porosive dhe e dërgesave.
- Komunikim i saktë dhe profesional me klientët dhe partnerët.
- Ruajtja e informacionit konfidencial.
- Bashkëpunim efikas me Logjistikën, Shitjet, Financën, Prodhimin dhe departamentet e tjera.
- Zbatim i procedurave dhe politikave të kompanisë.
Klientët që do të menaxhohen aktualisht:
- Mercadona, në pjesën e logjistikës dhe të porosive.
- Rita Piva, all.
- PaletXL, all.
- Emona, all.
- Kipper, all.
- Oxford, all.
- Tastemakers, all.
- USA, all.
- France, all.
- Fondness, all.
- Nice day, vetëm porositë.