Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh. a., duke u mbështetur në nenet 8, 10 (paragrafi 2.2.) dhe 15 të Ligjit të punës nr.03/L-212 të Republikës së Kosovës, nenet 5 (paragrafi 1, 2, 4, 5) dhe 7 të Udhëzimit Administrativ MFPT-nr. 01/2024, plotësim ndryshimit të UA 03/2024 për procedurat e konkursit në sektorin publik, nenet 5.3.2 dhe 7.1 të Manualit të punëtorëve, si edhe nenet 6.2, 7.3 dhe 9.2 të Politikës së rekrutimit, hap konkurs publik për plotësimin e vendeve të lira të punës.
KONKURS PUBLIK
Përmbledhje e detyrave për pozitën: Këshilltar për Sistemet Elektroenergjetike, Tregjet e Energjisë dhe Inovacionin
Kontrata është 1 (një) vjeçare, me mundësi vazhdimi, ndërsa periudha provuese zgjat 6 (gjashtë) muaj. Puna zhvillohet me orar të plotë, në zyrë, në Selia Qendrore KOSTT Sh.A. Pagesa bazë mujore është 2029.00 EUR dhe kërkohet 1 kryes.
Detyrat e përgjithshme:
Këshilltari për Sistemet Elektroenergjetike, Tregjet e Energjisë dhe Inovacionin i ofron mbështetje menaxhmentit dhe njësive profesionale në shqyrtimin e zhvillimeve të sistemit elektroenergjetik, modelimin dhe optimizimin e skenarëve të ardhshëm, vlerësimin e tregjeve të energjisë dhe krijimin e mekanizmave inovativë për integrimin e burimeve të ripërtëritshme, fleksibilitetit dhe teknologjive të reja.
Pozita ka karakter këshillues dhe analitik, duke u përqendruar në shndërrimin e analizave teknike, ekonomike dhe rregullative në rekomandime të zbatueshme për vendimmarrje, planifikim strategjik dhe reforma të tregut.
Detyrat specifike:
Përgjegjësitë dhe detyrat e veçanta të kësaj pozite përfshijnë:
Modelimi dhe optimizimi i sistemit elektroenergjetik
- Krijon dhe administron modele të sistemit elektroenergjetik për analiza afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata.
- Harton skenarë për evoluimin e kërkesës, gjenerimit, kapaciteteve të reja, interkoneksioneve dhe burimeve të fleksibilitetit.
- Shqyrton efektet e integrimit të burimeve të ripërtëritshme, sistemeve të ruajtjes së energjisë, automjeteve elektrike, hidrogjenit, pompave termike dhe teknologjive të tjera.
- Realizon analiza për optimizimin ekonomik të dispeçimit, adekuacisë së sistemit dhe kërkesave për kapacitete fleksibile.
- Vlerëson pasojat e skenarëve të ndryshëm për sigurinë e furnizimit, kostot e sistemit dhe operimin e tregut.
Analiza e energjisë dhe tregjeve
- Shqyrton zhvillimet në tregjet ditore, brenda-ditore, balancuese dhe të kapaciteteve.
- Ndjek çmimet, flukset ndërkufitare, kongjestionet, devijimet, shpenzimet e balancimit dhe tregues të tjerë relevantë.
- Përgatit krahasime analitike me tregjet evropiane dhe rajonale.
- Analizon pasojat e ndryshimeve rregullative dhe të dizajnit të tregut për pjesëmarrësit dhe funksionimin e sistemit.
- Ndihmon në hartimin e raporteve periodike, analizave për menaxhmentin dhe materialeve për vendimmarrje.
Reforma inovative të tregut
- Hulumton dhe sugjeron modele të reja për organizimin dhe funksionimin e tregut të energjisë.
- Analizon mundësitë për krijimin e tregjeve të fleksibilitetit, angazhimin aktiv të konsumatorëve dhe integrimin e burimeve të shpërndara.
- Vlerëson praktikat evropiane lidhur me agregimin, demand response, komunitetet energjetike, prosumatorët dhe shërbimet ndihmëse.
- Harton rekomandime për reforma që forcojnë konkurrencën, transparencën, efikasitetin dhe integrimin rajonal të tregut.
- Mbështet krijimin e koncepteve pilot dhe mekanizmave inovativë të tregut.
Mekanizmat për prokurimin e fleksibilitetit
- Vlerëson nevojat e sistemit për fleksibilitet në horizonte të ndryshme kohore.
- Sugjeron mekanizma për prokurimin e kapaciteteve dhe shërbimeve fleksibile.
- Shqyrton mundësitë e pjesëmarrjes së sistemeve të ruajtjes, gjenerimit fleksibil, konsumatorëve aktivë, agregatorëve dhe automjeteve elektrike.
Ndërlidhja e sektorëve
- Harton skenarë për elektrifikimin e sektorëve të tjerë dhe efektin e tyre në sistemin elektroenergjetik.
- Analizon potencialin e automjeteve elektrike, Vehicle-to-Grid, pompave termike, ruajtjes termike dhe hidrogjenit për ofrimin e fleksibilitetit.
- Formulon rekomandime për planifikim të integruar energjetik dhe dekarbonizim ndërsektorial.
Mbështetja e politikave dhe planifikimit strategjik
- Kontribuon në përgatitjen e strategjive, planeve zhvillimore dhe dokumenteve të politikave energjetike.
- Vlerëson efektet teknike, ekonomike dhe institucionale të reformave të propozuara.
- Harton analiza, dokumente konceptuale, policy briefs dhe rekomandime për menaxhmentin.
- Ndihmon në harmonizimin me zhvillimet e tregut evropian, politikat e BE-së dhe praktikat e operatorëve evropianë.
- Evidenton rreziqet, mundësitë dhe nevojat për investime të lidhura me tranzicionin energjetik.
Menaxhimi dhe analiza e të dhënave
- Grumbullon, përpunon dhe shqyrton të dhëna nga burime të brendshme dhe të jashtme.
- Zhvillon modele dhe analiza me Python, SQL dhe mjete të specializuara për modelim energjetik.
- Krijon vizualizime, tabela, tregues dhe panele analitike për raportim dhe vendimmarrje.
- Garanton dokumentimin, transparencën dhe riprodhueshmërinë e modeleve dhe analizave.
- Bashkëpunon me njësitë përkatëse për ngritjen e cilësisë dhe përdorimit të të dhënave.
Bashkëpunimi institucional dhe profesional
- Punon së bashku me njësitë e operimit të sistemit, tregut, planifikimit, zhvillimit, rregullativës, IT-së dhe financave.
- Angazhohet në grupe punuese, projekte kërkimore dhe iniciativa rajonale ose ndërkombëtare.
- Bashkërendon analiza dhe konsultime me operatorë të sistemit, rregullatorë, institucione publike, universitete dhe organizata ndërkombëtare.
- Paraqet gjetjet dhe rekomandimet te menaxhmenti dhe palët e interesuara.
- Ndihmon në transferimin e njohurive dhe zhvillimin e kapaciteteve të brendshme.
Të tjera
Kryen edhe detyra të tjera të kërkuara nga Kryeshefi Ekzekutiv, të nevojshme për funksionimin efikas të KOSTT-it.
Kërkesat profesionale/Kualifikimet, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:
Shkollimi: Kërkohet diplomë universitare në inxhinieri elektrike, sisteme energjetike, ekonomi të energjisë, matematikë të aplikuar ose në një fushë të ngjashme. Studimet master/PhD në sisteme elektroenergjetike, smart grids, energji ose fusha të ngjashme konsiderohen përparësi.
Përvoja e punës: Nevojiten minimum 5 vite përvojë në modelimin e sistemeve energjetike, analizën e tregut të energjisë ose zhvillimin e politikave energjetike.
Njohuritë dhe aftësitë profesionale:
- Njohuri mbi tregjet ditore, brenda-ditore dhe balancuese.
- Njohuri për integrimin e burimeve të ripërtëritshme, fleksibilitetin, ruajtjen e energjisë dhe ndërlidhjen e sektorëve.
- Përvojë në përdorimin e Python, SQL ose mjeteve të ngjashme analitike.
- Njohja e mjeteve PyPSA, Pyomo, Gurobi, GLPK ose platformave të ngjashme është përparësi.
- Aftësi të avancuara për përgatitjen e raporteve, analizave dhe rekomandimeve për vendimmarrje.
- Njohje shumë e mirë e gjuhës shqipe dhe angleze.
Njoftimi me rezultatin e konkursit
Në pajtim me udhëzimin administrativ nr. 01/2024 për procedurat e konkursit në sektorin publik, aplikantët/kandidatët do të informohen pas secilës fazë të procesit të vlerësimit.
Mënyra e vlerësimit të aplikantëve/kandidatëve
Sipas udhëzimit administrativ nr. 01/2024 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik (neni 13, paragrafi 2), kandidatët do t'i nënshtrohen vetëm intervistimit. Kriteret e vlerësimit janë:
- Intervista vlerësohet deri në shtatëdhjetë (70) pikë.
- Jetë përshkrimi (CV) vlerësohet deri në tridhjetë (30) pikë.
Dokumentet e kërkuara
- Aplikacioni-CV-ja (ver. 4.0).
- Dëshmi e kualifikimit profesional: diploma universitare e skanuar në formatin PDF. Për diploma të fituara jashtë vendit kërkohet vërtetimi i nostrifikimit ose akti që dëshmon se diploma është në procedurë nostrifikimi, me kusht që nostrifikimi të dorëzohet deri në nënshkrimin e kontratës së punës.
- Dëshmi e përvojës profesionale: vërtetim pune (referencë) nga punëdhënësit e mëparshëm ose aktualë, që konfirmon përvojën në profesion. Vërtetimi (referenca) duhet të përmbajë datën e fillimit dhe përfundimit të punësimit ose angazhimit te punëdhënësi.
- Dokumente të tjera dëshmuese sipas kërkesave dhe kritereve të konkursit publik.
Kalendari i përafërt pas përfundimit të afatit të aplikimit: Për pozitat që kalojnë vetëm në fazën e intervistimit, intervista organizohet brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas përfundimit të afatit të aplikimit. Njoftimi përfundimtar për rezultatin e konkursit bëhet brenda pesë (5) ditëve, ndërsa marrëdhënia e punës me kandidatin e suksesshëm lidhet brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve. Ky kalendar zbatohet nëse nuk ka ankesa që pezullojnë afatin e rrjedhës së procesit të konkursit, në përputhje me UA MFPT Nr. 01/2024 dhe ndryshim-plotësimin e tij.