Kosmonte Foods Sh.p.k. është kompani e përkushtuar në zhvillimin e vazhdueshëm të biznesit, ofrimin e produkteve cilësore dhe krijimin e një ambienti të përshtatshëm e mbështetës për punonjësit e saj.
Aktualisht, jemi në kërkim të një Brand Menaxheri të motivuar dhe të orientuar drejt rezultateve, i cili do ti bashkohet Departamentit të Furnizimit dhe Shitjes.
Brand Menaxheri do të jetë përgjegjës për planifikimin dhe koordinimin e furnizimit të produkteve, monitorimin e stokut dhe performancës së shitjeve, analizimin e tregut dhe konkurrencës, si dhe identifikimin e mundësive për zhvillimin e brendeve dhe rritjen e shitjeve. Gjithashtu do të bashkëpunojë ngushtë me ekipin e shitjes dhe marketingut për realizimin e aktiviteteve promovuese dhe përmirësimin e prezencës së produkteve në treg.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Planifikimi dhe koordinimi i porosive dhe furnizimit me produkte, duke monitoruar vazhdimisht gjendjen e stokut.
- Përcjellja e realizimit të planit të shitjes dhe performancës së produkteve.
- Identifikimi i produkteve me shitje të ulëta ose me rrezik skadimi dhe ndërmarrja e masave për përmirësimin e shitjes.
- Analizimi i tregut, konkurrencës, trendeve dhe mundësive për zhvillimin e brendeve.
- Monitorimi i prezencës dhe ekspozimit të produkteve në pikat e shitjes.
- Bashkëpunimi me ekipin e shitjes dhe Departamentin e Marketingut për zhvillimin e aktiviteteve promovuese dhe plasimin e produkteve të reja.
- Përgatitja e raporteve periodike mbi shitjet, furnizimin dhe performancën e produkteve.
- Koordinimi i kërkesave të klientëve dhe identifikimi i mundësive për rritjen e shitjeve.
Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara
- Diplomë universitare në Ekonomi, Menaxhim, Biznes ose fusha të ngjashme.
- Përvojë pune në menaxhimin e brendeve, shitje, ose furnizim përbën përparësi.
- Njohuri të mira të Microsoft Office dhe programeve të tjera të punës.
- Aftësi të mira analitike, organizative dhe komunikuese.
- Aftësi për bashkëpunim ndërdepartamental, zgjidhje të problemeve dhe orientim drejt rezultateve.
- Iniciativë, përgjegjësi dhe gatishmëri për të kontribuar në zhvillimin e vazhdueshëm të biznesit.
Çfarë ofron Kosmonte Foods?
Ne jemi të përkushtuar në krijimin e një ambienti sa më të përshtatshëm për punë, duke ofruar:
- Mbulimin e transportit për punonjësit.
- Shujtë ditore.
- Sigurim shëndetësor.
- Ambient pune të hapur, komunikues dhe bashkëpunues.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
Inkurajojmë të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara të aplikojnë.